Fundamenti

Arrestohet në Gjilan i dyshuari për lëndim të rëndë trupor, kishte sulmuar viktimën me mjet të fortë në kokë

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i cili kishte qenë në kërkim nga organet e rendit që nga muaji maj.

Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 14 maj 2026, rreth orës 12:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte sulmuar një tjetër mashkull kosovar duke e goditur me një mjet të fortë në kokë.

Si pasojë e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari kishte arritur t’i shmangej arrestimit dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet.

Mobi Casa

Pas veprimeve hetimore dhe angazhimit të njësive policore, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar më 3 qershor 2026.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.