UBT

Maliqi: Kurti po synon kontroll mbi institucionet kyçe, zero interes për konsensus rreth presidentit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Politologu Agon Maliqi ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kritikuar qasjen e qeverisë ndaj proceseve institucionale dhe zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti “i ka prioritetet shumë të qarta”, duke pretenduar se koha në dispozicion për zgjedhjen e presidentit nuk po shfrytëzohet për arritjen e konsensusit politik.

“I gjithë muaji të cilin e ka në dispozicion për t’u zgjedhur presidenti […] po kalohet duke e pasur si prioritet sigurimin e kontrollit mbi institucionet e pavarura që janë kyçe për demokracinë”, ka shkruar Maliqi.

Ai përmend një sërë institucionesh që, sipas tij, janë aktualisht në procese përzgjedhjeje të drejtuesve, përfshirë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës e Komisioni i Pavarur i Mediave.“Të gjitha janë çuditërisht në proces të përzgjedhjes së drejtuesve nga një shumicë përndryshe e karakterizuar nga dembelia për punë serioze”, thekson ai.

ARKATANA

Sipas Maliqit, konfigurimi aktual institucional – me shumicën parlamentare dhe ushtruesin e detyrës së presidentit – i jep mundësi qeverisë që të shmangë konsensusin me opozitën.“Kurti qartazi nuk ka pasur interesim për konsensus me opozitën për presidentin”, shkruan ai.

Ai paralajmëron se kontrolli mbi këto institucione mund të ndikojë edhe në proceset e ardhshme politike.“Me këto institucione së shpejti nën kontroll, edhe Presidenti, edhe zgjedhjet e reja bëhen më pak problematike”, vlerëson Maliqi.

Në fund, ai e krahason këtë qasje me modele të njohura politike në rajon dhe më gjerë.“Skenar i parë dhe përjetuar në të gjithë Ballkanin dhe që përfundon dikur me fatin e Viktor Orbán”, përfundon ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.