UBT

Shoqërizimi dhe faktorët ndikues në individin

/ 11 minuta lexim
Hidromorava

Nga Ardiana Blakçori – Shoqërizimi paraqet proces social – psikologjik i cili është kompleks, mjaft afatgjatë që ka të bëj me integrimin e individit në shoqëri. Ka të bëjë me normat morale, kulturore, fetare, ligjore e të tjera dhe përvetësimin e individit, duke i përvetësuar dhe duke i bërë ato norma për vete. Po ashtu, shoqërizimi po paraqet edhe një gërshetim brezash, lidhjen e vlerave kulturore, të një gjenerate me një gjeneratë tjetër.

Shoqërizimi pra është faktori më i rëndësishëm drejtë përcaktimit të një jete të mirëfilltë. Përmes shoqërizimit ne do të jemi të vetëdijshëm se çfarë klase jemi, çfarë kulture , tradite e shumë të tjera.

Shoqërizimi është proces jetësor, ku gjatë periudhës së tij po kalojmë nëpër faza të ndryshme të jetës, sa të ëmbla edhe të hidhura.
Shoqërizimi është ai faktorë që po përcakton se çfarë një njeriu do të bëhesh në të ardhmen.

Shoqërizimi i individit përfundon me vdekjen e tij, i cili është proces natyror që ndodhë në jetën e individit.
“Shoqërizimi është procesi me anën e të cilit fëmija i pambrojtur bëhet gradualisht i vetëdijshëm, i ditur, i aftë për llojin e kulturës në të cilën ai ka lindur”.

Shoqërizimi lidh gjeneratat e ndryshme midis veti. Kemi shembuj të ndryshëm,lindja e fëmijës ndryshon jetën e prindërve të cilët i përkushtohen me një vullnet të pa masë drejt rritjes së tyre. Rrethi i parë i shoqërizimit që ndeshet fëmija është familja. Ai aty i merr hapat e parë drejt mësimit të kulturës, traditës, sjelljes, shoqërizimit me të tjerët, komunikimin dhe shumë gjëra elementare për jetën e tij.

Gjatë periudhës së shoqërizimit, që nga lindja e deri në moshën 7 vjeçare , njihet me emrin shoqërizimi primar. Gjatë kësaj periudhe fëmija mëson nevojat e tij higjienike,të folurit, por njëherit ai fillon që të shoqërohet me bashkëmoshatarët e tij. Ky proces primar i shoqërizimit është mjaft i ndërlikuar dhe mjaft i rëndësishëm për etapat e ardhshme të suksesshme që të ketë fëmija në jetën e tij.

Pas periudhës 5 apo 7 vjeçare fëmija fillon një socializim tjetër të rëndësishëm, fillon me shkuarjen në shkollë dhe fillon të ketë njohuri themelore shoqërore e kulturore dhe ky lloj shoqërizimi njihet si shoqërizimi sekondar. Kjo ka rëndësi të madhe për fëmijën ngase ndeshet me një rreth të ri social që më parë nuk ka pasur mundësi që ta ketë, ndeshet me moshatarët, mësuesen apo mësuesin e tij dhe merr njohuri nga një arsimim institucional.
Ndërsa kemi edhe shoqërizimin terciar. Kjo është faza e tretë e shoqërizimit të individit që zgjatë deri në adoleshencë. Gjatë kësaj periudhe individi është i gatshëm që të bëjë gjykimin e tij real për rreth fenomeneve shoqërore e kulturore.

Këto janë faza që ndërlidhën njëra me tjetrën, shkojnë paralel ngase individi kalon nga njëra tek tjetra duke formësuar veten e tij dhe duke marrur gjithnjë e më shumë informacione për rreth gjërave që e rrethojnë, për rreth të folurit, shoqërimit me të tjerët. Si prindërit edhe rrethi me të cilin jeton fëmiu duhet të kenë kujdes që t’i japin kulturë të mirë, t’ia mësojnë të folurit ashtu si duhet dhe të gjitha gjërat e duhura që ndikojnë në shoqërizimin e tij, për shkak se më vonë në etapat e tjera të jetës ai mund të ketë pasoja të rënda si shkak i asaj se ai ka pasur një socializim të keq, në periudhat e tij të mëparshme të jetës.

Faktorë të cilët ndikojnë në shoqërizimin e individit janë të shumtë por ata të cilët janë parësor dhe janë cekur nga shumë shkencëtar që merren me këtë lëmi janë: familja, shkolla, bashkëmoshatarët, mas-mediat, profesioni etj.

Familja konsiderohet si njëri ndër strumbullarët e shoqërizimit. Ajo konsiderohet qeliza e parë e shoqërizimit të fëmiut. Shoqërizimi i fëmiut në familje në të shumtën e rasteve ndodh brenda, siç kemi shembullin e fëmijëve britanikë, të cilët hapat e parë apo vitet e tyre të hershme i kalojnë me familjet e tyre babain, nënën, një ose dy fëmijë të tjerë, kurse në disa kultura të tjera këta fëmijë kalojnë këtë fazë të shoqërizimit në një rreth më të gjerë përveç familjes bërthamë edhe me anëtarët e tjerë si: agallarët, hallat, tezet etj. Familja ka një rol të madh në shoqërizimin e individit. Ka fëmijë të cilët rriten vetëm me një prind me nënën ose babain. Shumë fëmijë kanë kujdesin e dadove të tyre për shkak të obligimeve të nënës dhe babait në punë. Familja duhet t`i jap ngrohtësi fëmiut që të kalojë këtë fazë të hershme të shoqërizimit dhe jo të ketë ndikim negative mbi të siç kemi incestin në familje, incestin midis babait dhe vajzës i cili ndikon shumë keq në shoqërizimin e saj, për shkak se ajo gjatë gjithë jetës së saj do të ketë trauma se çka ka përjetuar në të kaluarën e saj.

Prandaj familja pa dyshim se konsiderohet si një agjenc primar në shoqërizimin e individit, ajo i siguron fëmijës vendbanimin, po ashtu klasën shoqërore se cilës i takon ai, përkatësin kombëtare e religjioze, kulturën, traditën etj.

Fundamenti

Po ashtu shumë sociologë të cilët bëjnë fjalë për familjen si faktorë shoqërizues, bëjnë fjalë dhe e cekin edhe shoqërinë si njëri ndër ata faktorë socializues, ngase vetë individi kur lind ai është pjesë e shoqërisë dhe kështu duke qenë pjesë e shoqërisë,ai krijon marrëdhënie të shumta në shoqëri, ku i përjeton edhe sprovat e para drejt krijimit të marrëdhënieve shoqërore. Si familja ashtu edhe shoqëria janë elemente kyçe në shoqërizimin e individit ai pa dyshim nëse ka familjen dhe shoqërinë ku ai jeton me një kulturë të mirëfilltë pa dyshim se ai fëmijë do të përvetësoj diçka të mirë nga ajo kulturë.

Familja dhe shoqëria janë vetëm disa nga ata faktorë që ndikojnë në shoqërizimin e individit. Ne duhet përmendur edhe faktorët e tjerë siç është edhe marrëdhëniet midis bashkëmoshatarëve. Ky është njëherit edhe njëri ndër faktorët që ka ndikim mjaft të madh në shoqërizimin e individit.

Ndryshe marrëdhëniet midis bashkëmoshatarëve njihen edhe si bashkësi moshash. Shumë teori e theksojnë mjaft lart faktorin e shoqërizimit pra grupmoshat si marrëdhënie më demokratike se sa ato midis prindërve dhe fëmijëve sepse ata janë të së njëjtës moshë dhe e konsiderojnë veten si të barabartë me të tjerët. Grupmoshat pa dyshim se janë mjaft të rëndësishme të marrim shembull ditët e sotme moderne shumë fëmijë kalojnë pjesën më të madhe të tyre në çerdhe me bashkëmoshatarët për shkak se prindërit janë në punë dhe padyshim se ai është shumë i lirë me ata fëmijë, ndoshta edhe më i lirë se sa me prindërit e tij sepse ai pjesën më të madhe të ditës po e kalon në shoqëri me ata fëmijë duke mësuar sjellje të reja që më parë nuk i kishte hasur.

Marrëdhëniet midis bashkëmoshatarëve mund të vazhdojnë gjatë gjithë jetës së individit. Këto marrëdhënie nuk janë si ato prind-fëmijë ngase prindi mund njëherit ta koordinoj edhe sjelljen e fëmijës përmes disa kodeve apo ligjeve që ai ia parashtron atij dhe në të njëjtën kohë dëshiron që t’i respektojë. Ndërsa në marrëdhënie midis grupmoshave sjelljen individi mund ta testojë dhe ta ndryshojë atë. Grupmoshat pa dyshim pra janë faktorë kyç në shoqërizimin e individit, por njëherit një individ duhet të dijë të zgjedhë atë grupmoshë me virtyte të larta dhe të shëndosha sepse individi mund edhe ta marrë një rrugë të gabuar drejt shoqërizimit të tij.

Faktorë tjetër me rëndësi në shoqërizimin e individit paraqitet edhe shkolla. Shkolla ka ndikim në socializim, po nisemi nga fakti se në shkollë po bëjmë formimin e grupmoshave, po marrim një arsimim institucional. Shkolla shikohet si një institucion që na jap ato njohuri lidhur me lëndët që mësojmë. Nga vetë fakti se ne po thuaj gjysmën e kohës po e kalojmë në shkollë na tregon se ky është faktorë shoqërizues, aty krijohen grupmoshat, po ashtu njëherit sjellja jonë në shkollë mund të ndryshojë si shkak i asaj se shkolla ka rregullat e veta dhe ne duhet t’i respektojmë, kurse në të kundërtën mund të ndëshkohemi.

Po ashtu përveç shkollës dhe mas-mediat ndikojnë në shoqërizimin e individit. Ato na informojnë për ngjarje për ngjarje të ndryshme, të cilat ndikojnë në socializim. Të rriturit i ndjekin TV por edhe më të vegjlit dhe nëse një lajm ndryshon nga lajmi në lajm atëherë individi shumë më shumë do t’i besojë lajmit të marrur në TV se sa atij në gazetë. Po ashtu një formë tjetër komunikimi dhe informimi në ditët e sotme është përhapur edhe interneti. Mjet të cilin të rinjët kosovarë janë duke e përdorur për gjëra të ndryshme. Këta ishin faktorët themelorë në Shoqërizimin e individit, por ne kemi edhe faktorë të tjerë siç janë: puna, normat, gjinia etj.

Shoqërizimi në punë ka rëndësi sepse individi po ndeshet me një rreth të ri social dhe ai rreth të ndikojë në ndryshimin e sjelljes tuaj. Mirëpo nëse fëmijët angazhohen në punë ky nuk do të ishte një socializim i mirë ngase puna mund të jetë e llojllojshme dhe ndikojë keq tek fëmija.

Shoqërizimi i ndikuar nga gjinia është një tjetër faktorë që ndikon në socializim.Ky socializim i gjinive është i njëjtë në shoqëri por jo në të gjitha vetëm në ato shoqëri që janë më të emancipuara sepse ne po të marrim shoqërinë shqiptare,është shumë më lehtë që djemtë të marrin pjesë aktive në socializim se sa femrat, kurse për disa shoqëri më të avancuara kjo nuk paraqet ndonjë problem.

Sepse ne e dimë se në Kosovë deri në vitet e pasluftës ka pasur një kontingjent të madh femrash që nuk janë lejuar të shkollohen, të punojnë e që këta janë faktorë shoqërizimi. Përveç ndikimit të gjinisë ne kemi edhe zhvillimin e të drejtave sociale. Respektimi i normave në shoqëri padyshim se paraqitet si faktorë socializues, ngase ato norma po ndikojnë në shoqërizimin e individit. Ku përcakton norma të cilat në qoftë se shkelen ato atëherë ti do të jesh i sanksionuar me ligj.

Ku ka edhe të atillë që nuk i respektojnë këto norma. Këta ishin faktorë të shoqërizimit të cilëve duhet kushtuar kujdes në përmbushjen e tyre. Faktorët e Shoqërizimit mund ndikojnë për mirë dhe për keq. Ata janë përcaktues të sjelljes, kulturës, traditës, klasës cilës i takojnë, vendbanimin ku jetojnë e të tjera. Pa faktorët socializues mendoj se nuk do të kishte njeriu sjelljen çfarë e ka sot ai, por mund të kishte një sjellje që pa dyshim do të përngjante në bishë të egër./rajonipress/