UBT

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Nga Mero Baze – I vetmi argument që mundonte Perëndimin të ishte në krah të Kosovës për pavarësi dhe shtet të pavarur në vitet ’90 ishte propaganda serbe, e cila i vizatonte shqiptarët e Kosovës si njerëz që nuk dinë të bëjnë shtet dhe nuk e patën merituar formalisht as Republikën brenda Jugosllavisë.

Kjo, edhe pse nuk thuhej shpesh në takime për etikë, ishte sfondi i çdo hezitimi perëndimor për shtetin e ri të Kosovës, që e tejkaloi Ibrahim Rugova me profilin e tij paqësor dhe bindës në periudhën e shtetit paralel të Kosovës 1989–1999 dhe beteja finale e UÇK dhe NATO për çlirimin e Kosovës.

Për hir të së vërtetës, Kosova demonstroi aftësi fantastike shtetformuese. Sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, partia e tij fitonte zgjedhjet në Kosovë dhe ai formonte qeveri koalicioni për shkak të kompromisit për presidentin. E njëjta praktikë u konsolidua edhe më pas, kur PDK e Thaçit doli parti e parë në vitin 2007, por jo me një shumicë absolute. Dhe Thaçi qeverisi me koalicion dhe lëshoi gjithnjë presidentin si kompromis për aleatët e tij në qeveri.

Prej vitit 2021, kur Vetëvendosja në koalicion me një pjesë të LDK bëri qeverinë dhe më pas mori edhe presidentin, Kosova e humbi përfundimisht traditën e kompromisit politik për presidentin. Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tre palë zgjedhje vetëm se Albin Kurti nuk pranon të ofrojë një marrëveshje me opozitën për presidentin. Qytetarët e Kosovës e kanë votuar atë mjaftueshëm për të qenë kryeministër i Kosovës, por nuk i kanë dhënë mandat për president. Dhe për këtë ai duhet t’ia ofrojë presidentin opozitës. Ai nuk e pranon këtë, derisa Kosova të gjunjëzohet ose të shkatërrohet.

Fundamenti

Kështu ai e futi dje Kosovën për herë të tretë në zgjedhje, nga e cila nuk do të prodhohet asnjë zgjidhje që mund të gjendej ditën e djeshme.

Ai po mbush dy vite që nuk qeveris Kosovën, por qëndron në krye të vendit si kryeministër zgjedhjesh, paguan asistencë sociale për fëmijët e atyre që janë në emigracion dhe i pret në verë ta votojnë sërish për kryeministër që ta fusë Kosovën përsëri në zgjedhje.

Ky është një poshtërim i shumëfishtë i Kosovës. Është një poshtërim në emër të epshit të Albin Kurtit për pushtet, duke i kërkuar vendit të gjunjëzohet para tij nën moton “ose mua, ose s’ka qeveri”. Është një poshtërim për votuesit e Kosovës, të cilët thirren në zgjedhje për të votuar qeverinë dhe pastaj shkojnë në zgjedhje të tjera pse Albin Kurti do edhe presidentin. Por mbi të gjitha është një poshtërim për imazhin e Kosovës dhe një legjitimim i propagandës serbe se Kosova nuk meriton shtet, pasi ata nuk dinë ta mbajnë atë.

Albin Kurti u ka vërtetuar gjithë akuzat që ata i kanë bërë kombit shqiptar dhe veçmas Kosovës lidhur me aftësinë e saj vetëqeverisëse. Ata kanë pretenduar se shqiptarët janë cuba që e duan Kosovën për pushtet personal. Asgjë më shumë se sa po bën Albin Kurti, njeriu që nuk i zhgënjeu serbët. E bëri Kosovën siç e deshën ata.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.