Shkojnë në master, pa dy llafe anglisht!

Kandidatët të cilët kanë aplikuar për master në Fakultetin e Edukimit në drejtimet Kurrikula dhe Udhëheqja në Arsim, ndonëse janë të vetëdijshëm se studimet e masterit janë të avancuara, kërkojnë që pyetjet në test pranues të jenë në gjuhën shqipe.
“Kanë qenë 40 pyetje, të cilat nuk kanë pasur lidhje me drejtimin për të cilin ne kemi aplikuar. Kanë qenë pyetje nga jeta e përditshme, konkurrenca ka qenë shumë e madhe. Është dashur së paku të bëhet një balancim, disa pyetje të jenë në gjuhën shqipe, e disa në gjuhën angleze”, ka thënë njëri nga kandidatët, por pa dashur të bëjë publik emrin.
Ai gjatë ditës së hënë kishte ardhur në Fakultetin e Edukimit, për të bërë ankesë për mospranim më Fakultet të Edukimit dhe për të shikuar testin. “Ndoshta është bërë ndonjë lëshim gjatë vlerësimit”, ka thënë ai.
Për të bërë ankesë gjatë ditës së hënë në Fakultet kishte ardhur edhe kandidatja Drita Salihu. “Nuk jam pranuar për tre poenë, nuk është e drejtë që i tërë testi pranues të jetë në gjuhën angleze”, ka thënë ajo…(Tribuna).