Uji Dea

Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura politike në SHBA, Alexandria Ocasio-Cortez (e njohur si AOC) në zemër të Nju Jorkut.

Quhet Diamant, është një emër i ri në skenën politike amerikane, por me rrënjë të thella shqiptare. Zyrtarisht i ka hyrë garës për një vend në Kongresin Amerikan. Me origjinë nga Kosova dhe me një histori emigrimi që daton nga viti 1991, Hysenaj sot përfaqëson shembullin e suksesit të ndërtuar nga zeroja dhe tani synon të jetë zëri i komuniteteve që, sipas tij, janë lënë në harresë, shkruan albinfo.ch.

I vendosur në Bronks, aty ku dikur nisi jetën si refugjat, 42-vjeçari ka ngritur një kompani ndërtimi që ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qindra familjeve. Si një lider komuniteti dhe sipërmarrës i suksesshëm, ai ka vendosur të sfidojë një nga figurat më të njohura të politikës progresive në SHBA: Alexandria Ocasio-Cortez (AOC).

ARKATANA

Në garën për distriktin e 14-të të Kongresit, Hysenaj kandidon si republikan, duke vënë theksin te çështjet lokale si infrastruktura, mbështetja për bizneset e vogla, siguria publike dhe politika më të balancuara për emigracionin. Ai kritikon kundërshtaren e tij për, siç thotë, “fokusin e tepërt në ideologji dhe axhenda kombëtare, duke lënë pas dore nevojat reale të komunitetit”.

Për Hysenajn, kjo nuk është vetëm një garë politike është një kapitull i ri për përfaqësimin e një zëri të ri: një zë që buron nga përvoja, përkushtimi dhe rrënjët shqiptare në zemër të Amerikës. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/diamant-hysenaj-ka-shpallur-kandidaturen-per-kongresin-amerikan/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.