Eko Higjiena

AKV “Mati”- Shqipëri fitues i Festivalit “Flakadani i Karadakut 2025”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Mbrëmë në Viti, është përmbyllur Festivali i këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2025”, që u mbajt për tri ditë me radhë në Viti, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv. Me këtë rast edhe janë ndarë çmimet për më të dalluarit ku vendin e parë e zuri Ansambli “Mati” nga Burreli i Shqipërisë.

Gjatë tri ditëve të Festivalit, Vitia ka grumbulluar solistë, valltar dhe grupe të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare në edicionin e 24-të me radhë të festivalit të këngëve dhe valleve, që u mbajt në kuadër të manifestimit kulturor gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut”.

Me këtë rast, në skenë kanë prezantuar me qindra solistë e valltarë nga vise të ndryshme mbarë shqiptare.

Në natën e tretë dhe finale të festivalit përformuan Qendra Kulturore “Anamorava”- Viti, AKV “Deçani”-Deçan, AKV “Kastriotët” – Ferizaj, SHKA “Shotë Galica”-Drenas dhe “AKV “Mati”- Shqipëri.

Hidromorava

Vendin e parë e zuri Ansambli “Mati” nga Burreli i Shqipërisë, të dytin AKV “Kastriotët”- Ferizaj kurse vendin e tretë SHKA “Shotë Galica”- Drenas.

Gjatë Manifestimi tradicional kulturor e sportiv gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme kulturo e sportive.

Festivali i Ansambleve që u zhvillua sonte, ka shënuar edhe përmbylljen e këtij Manifestimi që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – komandant Mjekrra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.