Eko Higjiena

Paçarada drejt Championshipit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paçarada, karrierën mund ta vazhdojë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Mediumi gjerman “express”, ka raportuar të premten se skuadra nga Championshipi, Bristol City, ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e Paçaradës.

Trajneri i Bristol Cityt, Gerhard Struber, ka punuar me Paçaradën edicionin e kaluar te Kolni.

Tri ndeshje pa përfunduar kampionati i kaluar, Struber u shkarkua nga drejtuesit e Kolnit.Struber po insiston që ta transferojë reprezentuesin e Kosovës te Bristol City.

KKVITI

Mësohet se drejtuesit e Kolnit nëse pranojnë ofertë të mirë për Paçaradën mund ta lirojnë kosovarin. Kontrata me Kolnin atij i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Kolni në edicionin e ardhshëm do të garojë në Bundesligë.

Mbrojtësi me përvojë pjesë e klubit gjerman është nga viti 2023 kur u transferua nga St. Pauli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.