Eko Higjiena

Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë sot ka shpërndarë vendimet për bursa për studentët e komunës për vitin akademik 2024-2025. Krahasuar me vitet e kaluara, sivjet është rritur numri i studentëve përfitues që kanë përmbushur kriteret e nevojshme.

Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, me këtë rast ka pritur sot studentët përfitues të këtyre bursave, duke theksuar se qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbështetja e plotë e studentëve, si një investim i rëndësishëm në të ardhmen e rinisë së Vitisë.

Uji Dea

“Bursat që po ndahen sot nuk janë vetëm ndihmë financiare, por një mesazh i qartë se Komuna e Vitisë beson fuqimisht në potencialin dhe të ardhmen e rinisë sonë.

Përkushtimi ynë është që të nxisim arsimimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, të cilët do të kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin në interes të ardhmes së vendit tonë” u shpreh Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.