Fundamenti

Shkenca e Stalinit dhe përralla për kombin kosovar

/ 12 minuta lexim
Hidromorava

Nga Mehdi Hyseni – E pranuan, s’e pranuan analfabetët e teorive për “kombin”, Stalini ka dhënë përkufizimin e pranueshëm shkencor për nocionin “komb”, të cilin nuk e pranon vetëm “babai” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu, i cili ka shpikur një komb të imagjinuar dhe të improvizuar politikisht, pa gjuhë, pa histori, pa kulturë, pa traditë dhe pa etni të përbashkët, të quajtur “komb kosovar”.

Për të mos u keqkuptuar në opinion publik, siç vura në dukje që në fillim të këtij punimi, është e domosdoshme të thuhet e vërteta historike, duke rikujtuar se shqiptarët e Shqipërisë Etnike, që në shekullin XX kanë qenë me ide dhe me prirje properëndimore, në veçanti, që nga periudha e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili më 1915 dhe më 1919-1920 në Konferencën e Paqes së Parisit, shpë- toi ricopëtimin e territoreve të Shqipërisë Etnike nga kolonizatorët sllavë të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia). Kjo traditë dhe miqësi historike e lashtë shekullore e marrëdhënieve politike të Shqipërisë me Amerikën e Uilsonit, në veçanti u rimëkëmb dhe u thellua më 1999, kur presidenti historik amerikan Bill Clinton dha urdhrin, që të bombardohej Serbia çetniko-fashiste e Slobodan Miosheviqit, me qëllim që të ndëshkohej gjenocidi i saj ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe, që Kosova të çlirohej dhe shkëputej përgjithmonë nga Serbia kolinialiste dhe hegjemoniste (1912-1999).

Në këtë kontekst, askush nuk ka të drejtë që shkencëtarët dhe akademikët e Kosovës ( siç është Rilindësi Rexhep Qosja ….etj.) t’i ofendojë dhe t’i keqinterpretojë se gjoja “janë stalinistë” për shkak se si Akademiku Qosja, ashtu edhe disa të tjerë me plot arsye dhe, mbi baza shkencore i kanë përtrollisur “tezat” pseudoshkencore të ashtuquajturit “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut, të pasqyruara në dy librat e tij: “Drejt kombit kosovar” (2004) dhe “Foshnjëria e kombit kosovar” (2014). Për më tepër “shpata shkencore” e N. Spahiut “kap” edhe më gjerë të “paditurit akademikë” si i ka quajtur ai, duke e provokuar dhe turpëruar tërë shkencën dhe arsimin e Kosovës, se gjoja “Në Kosovë në të gjitha institucionet e arsimit, e vetmja njohuri për kombin është në përkufizimin e Stalinit ku vihet shenja e barazisë mes kombit dhe etnisë. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të Kosovës vështirë se gjendet ndonjë akademik që di ta bëjë dallimin mes kombit dhe etnisë. Dy prej këtyre akademikëve, Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, e kanë treguar botërisht mosdijen e vet lidhur me këtë dallim.”(Nexhmedin Spahiu, Foshnjëria e kombit kosovar, Prishtinë, 2014, f.173). Kjo akuzë çmendurake primitive në adresën kolektive të elitës dhe të institucioneve akademike dhe arsimore të Kosovës, se të gjithë “qenkan të paditur” në këtë çështje, përveç Nexhmedin Spahiut, vërtet tregon “nivelin akademik, etik, kulturor dhe arsimor” të tij!?

Në këtë floskulë politiko-propagandistike antishkencore dhe antikombëtare shqiptare, pikërisht për shkak të mosdijes së N. Spahiut, që të bëjë dallimin mes etnisë, kombit dhe shtetit. Këtë padituri dhe antishkencë të veten ua atribuon akademikëve, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja dhe tërë ASHAK-ut, si dhe të “gjitha institucioneve të arsimit në Kosovë” me akuzën e paskrupullt se gjoja askush nga elita intelektuale akademike dhe institucionet e theksuara në Kosovë, “nuk po ditkan” se ç’është etnia dhe ç’është kombi?! Gjithë këtë mllef, gjithë këtë injorancë, gjithë këtë urrejtje, gjithë këtë poshtërim dhe, gjithë këtë ofendim pa “tavan”, pa kurrfarë argumentesh valide shkencore ndaj elitës akademike dhe ndaj të të gjitha “institucioneve arsimore të Kosovës”, autori i “kombit kosovar”, Spahiu e ka derdhur me motivacionin se “është i vetmi shkencëtar i ditur properëndimor”!?

Ndërkaq, të gjithë akademikët e tjerë me Rexhep Qosjen dhe me ASHAK-un në krye, si dhe të gjitha institucionet e arsimit në Kosovës,”janë analfabetë” dhe “prostalinist”, sepse asgjë nuk dinë tjetër veç përqafimit të “përkufizimit të kombit të Stalinit”!? Një konkluzion i tillë nuk ka asnjë lidhje me teoritë shkencore për “kombin” qofshin të autorëve perëndimorë, qofshin të atyre lindorë, ngase shkenca e mirë- filltë është e pranueshme dhe e aplikueshme edhe për Perëndimin, edhe për Lindjen, pavarësisht nga autorët e tyre dhe nga sistemet e ndryshme ideologjiko-politike të vendeve të tyre. Prandaj, është marrëzi dhe padituri sui generis, që sot, në shekullin XXI, Nexhmedin Spahiu gjoja “t’i tregojë” Amerikës dhe Evropës Perëndimore se kush ishte Stalini dhe se kush “janë stalinistët” në Kosovë, që mbështesin konceptin e “gabuar komb” të Stalinit dhe nuk e pranojnë “konceptin e drejtë shkencor” të përkufizimit të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spajiut!?

Po, kjo është 100 herë marrëzi dhe 1000 herë padituri sui generis.- Po, a ka më komike, më çmenduri dhe më verbëri se ky provokim “shkencor” i Spahiut? Po, kur Evropa perëndimore dhe Amerika dinë për shkencën, për kulturën, për ideologjinë politike dhe për sistemet politike ruso-sovjetike-ruse, nexhmedinët dhe shqiptarët e Ballkanit kanë qenë në “bisht lahute”. Me një fjalë, kur Evropa Perëndimore dhe Amerika kanë pasur lidhje dhe bashkëpunim të ndërsjellë me shkencën, me artin, me kulturën dhe me historinë e Rusisë, përkatësisht të BRSS-së, “babai i kombit kosovar” nuk ka qenë i lindur fare. Prandaj, shqiptarët nuk kanë pse t’u tregojnë Amerikës dhe Evropës Perëndimore se kush ishte Rusia cariste, Bashkimi Sovjetik dhe, sot Rusia e Putinit. Kjo është logjikë primitive, flertuese dhe anticivilizuese, të mundohesh t’u tregosh amerikanëve dhe evropianëve perëndimorë se “shkenca ruse nuk paska karakter universal”, duke e ngatërruar me ideologjinë e sistemit komunist. Kjo nuk duhet njëjtësuar në asnjë mënyrë, sepse ideologjia politike është një, kurse shkenca e mirëfilltë është diç tjetër mbase ka karakter universal në shërbim të gjithë njerëzimit në mbarë botën.

Kush është Nexhmedin Spahiu të mos e pranojë përkufizimin e nocionit “komb” të Stalinit?!

Me gjithë ambicien infantile të Nexhmedin Spahiut (që të tregohet si “shkencëtari më i madh properëndimor dhe lindor”, që Stalinin e urren mbi bazën ideologjike politike komuniste, jo pse ky në mënyrë të gabuar e ka përkufizuar nocionin “komb”, se gjoja sipas N. Spahit “Stalini paskësha vënë simetrinë mes etnisë dhe kombit”!? Kjo është shpifje e kulluar propagandistike e ponderuar sipas krundeve dhe tagjisë së “grazhdit” të shkarravitësve pseudoshkencorë të kozmopolitëve të “globalizmit ballkanik dhe eurolindor”, që në fokus ka e shpërfytyrimin e etnisë, të gjuhës, të kulturës, të artit, të muzikës dhe të identitetit kombë- tar, si dhe shfrytëzimin ekonomik… etj. Ky përkufizim i Stalinit, në asnjë aspekt dhe në asnjë kuptim nuk e “barazon etninë me kombin” (asht siç ka spekuluar dhe akuzuar rrejshëm, pa asnjë argument Nexhmedin Spahiu në librin e tij “Foshnjëria e kombit kosovar”, 2014, f. 173). Për më tepër, në përkufizimin e tij, Stalini nuk e mohon gjuhën si element kryesor të kombit, sikurse “shkenca” e Nexhmedin Spahiut, e cila gjuhën nuk e njeh si element përbërës të nocionit komb.

Mobi Casa

Gjithashtu, ky përkufizim i Stalinit, në asnjë segment nuk e njëjtëson “kombin” me “shtetin”, ashtu sikurse teza “përrallë me tupan” e përkufizuesit të “kombit kosovar”, N. Spahiu, i cili në mungesë të njohurive teorike shkencore ka tërhequr shenjën barazuese të “kombit” dhe të ” shtetit”. Ky është hendikepi profesional i autorit të “kombit kosovar”. Ndryshe, sikur Nexhmedin Spahiu të kishte ditur ta bënte dallimin e termave “komb” dhe “shtet”, sigurisht se nuk do bëhej “përrallë me tupan” me “kombin kosovar”, edhe për faktin e parrëzueshëm se Amerika dhe Evropa Perëndimore nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një shtet kosovar, që përbëhet nga shtetasit e saj: shqiptarë, serbë, turq, malazezë, goranë, ashkalinj, romë, egjiptianë, boshnjakë myslimanë, kroatë etj. Sa më sipër “përkufizimi” i nocionit të kombit të autorit N. Spahiu nuk është i pranueshëm as për përkufizimin e kombit sipas Stalinit dhe, për asnjë përkufizim të derisotëm të kombit sipas teoricienëve të tjerë perëndimorë dhe lindorë, që kanë shkruar për kombin dhe për nacionalizmin (Ernest Gellner, Anthony D.Smith, Margaret Moore, William Pfaff, Rogers Brubaker, Wayne Norman… dhe shumë shkencëtarë të tjerë nga shkencat e antropologjisë, të etnologjisë, të historisë, të sociologjisë, të psikologjisë, të politikologjisë etj.

Përkufizimi i termit “komb”

Ajo çfarë është e rëndësishme nga këndvështrimi ynë, duhet vërë në spikamë se asnjëri prej këtyre studiuesve ndërkombëtarë (të shkencës perëndimore dhe të asaj lindore) nuk e ka kritikuar Stalinin sikurse Nexhmendin Spahiu, se gjoja ai “e ka barazuar etninë me kombin” mbase një gabim i tillë i shpifur nga pseudosheknca e N. Spahiut nuk figuron në përmbajtjen e përkufizimit të kombit të Stalinit. Në këtë rast, shpifja e tillë antishkencore e Stalinit u vihet në “qafë”, edhe të të gjithë “akademikëve, ASHAK-ut, sidomos akademikëve Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja, si dhe të të gjitha institucioneve të arsimit të Kosovës”, duke i akuzuar kolektivisht për “mosditurinë” e tyre, që të bëjnë “dallimin mes etnisë dhe kombit”.(Shih: N. Spahiu, 2014:173). Me gjithë këtë denoncim antietik, antiprofesional dhe shpifje propagandistike kolektive të N. Spahiut, drejtuar në adresën e gabuar të akademikëve, të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve dhe të institucioneve të arsimit të Kosovës, në asnjë rresht të përkufizimit të nocionit “komb” të Stalinit nuk figuron “simetria mes etnisë dhe kombit”.

Përkundrazi, përkufizimi i termit “komb” të Stalinit përfshin elementet thelbësore dhe njësuese të formimit të një kombi të mirëfilltë, jo të imagjinuar dhe të imponuar politikisht sikurse “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut, i përimituar sipas “konceptit postmodern” të “bashkësive të imagjinuara” të autorit Benedict Anderson, ku thotë se “Kombi është një bashkësi e imagjinuar politike, e cila thelbësisht është edhe e kufizuar, edhe sovrane” (B. Anderson, 2016: 6). Këtë konkluzion e mbështet, edhe shkencëtari i famshëm i teorive mbi kombin dhe mbi nacionalizmin, Anthony D. Smith, i cili në nocionin “komb” të Stalinit nuk ka ndeshur në “gabimin e konstatuar” të N. Spahiut, se gjoja “Stalini ka barazuar etninë me kombin”, por vetëm ka shtuar një element zgjerues të tij, duke nënvizuar se “Stalini nuk e ka theksuar në veçanti elementin politikoorganizativ, i cili njëherazi e forcon edhe sovranitetin e një bashkësie të caktuar.”Mirëpo, me gjithë këtë “vërejtje plotësuese” të teoricient Anthony D.Smith, përkufizimi i Stalinit për “kombin”, ipso facto nuk ka pësuar kurrfarë “avarie” në kuptimin e formulimit klasik shkencor të tij për faktin se “elementi” i sovranitetit ka të bëjë më tepër me konceptin “shtet”, sepse pa formimin e tij nuk mund të garantohet “organizimi politik dhe qëndrueshmëria e sovranitetit të kombit”. Shkenca e mirëfilltë me vlera universale nuk është rob e as kurrfarë objekti i ideologjive, i partive dhe i sistemeve të ndryshme politike botërore. Ajo që është shkencë, nëse është me vlerë universale, është e pranueshme për të gjitha rendet ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo që nuk është shkencë, nuk është e pranueshme për asnjë rend shoqëror (qoftë kapitalist apo socialist). Në këtë kontekst nuk vlen kurrfarë kompromisi politik, vardisje ose flirt me shkencën, pavarësisht nga emri, origjina, vendi, sistemi ideologjik partiak, religjioni etj.

E pranuan, se pranuan analfabetët e teorive për “kombin”, Stalini ka dhënë përkufizimin e pranueshëm shkencor për nocionin “komb”, të cilin nuk e pranon vetëm “babai” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu, i cili ka shpikur një komb të imagjinuar dhe të improvizuar politikisht, pa gjuhë, pa histori, pa kulturë, pa tradita dhe pa etni të përbashkët, të quajtur “komb kosovar”. Mirëfilli, ky farë kombi i trilluar multietnik kosovar (shqiptarë, romë, ashkalinj, turq, serbë, kroatë, boshnjakë, egjiptianë, goranë etj.) nuk ka asnjë lidhje me përkufizimin e nocionit komb të Stalinit, as të Ernest Gellnerit e as të Anthony D. Smith… etj., sepse “kombi kosovar” nuk është kurrfarë kombi. Ky është motivi pse N. Spahiu nuk e njeh nocionin “komb” të Stalinit, të cilin disa teoricienë evropianë perëndimorë dhe lindorë e njohin për përmbajtjen shkencore të tij. Pra, të mos ngatërrohet shkenca me politikën sikurse “strajca” e …, sepse si në Evropën Lindore, ashtu edhe në atë Perëndimore, si dhe në Amerikë, shkenca e mirëfilltë me vlerë universale, është njësoj e pranueshme dhe e aplikueshme. Këtë e provon edhe bashkëpunimi reciprok i shteteve evropiane perëndimore dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë në programet dhe në projektet e tyre në fushë.

AJO QË NUK ËSHTË SHKENCË, NUK ËSHTË E PRANUESHME PËR ASNJË REND SHOQËROR (QOFTË KAPITALIST APO SOCIALIST)

(Kosova Sot)