Fundamenti

Ambasadori i Suedisë përmend Rugovën për çështjen e presidentit: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se vendi duhet sa më parë të ketë një president/e, e se për zgjedhjen e tij/saj duhen kompromise, “edhe nëse je partia më e madhe politike”.

Westerlund, madje ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, partia e të cilit kishte fituar mbi 40% të votave.Ai ka cituar fjalët e ish-presidentit për fitoren e të ish-keshilltarit te tij, që i kishte thënë Rugovës se pa dy të tretat e parlamentit, nuk do të mund ta zgjedhin presidentin.Westerlund ka theksuar se politikanet duhet ta kenë parasysh se “kjo nuk është lojë” e se bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit.

Eco Higjiena

“Mendoj se të gjithë politikanët janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta kenë parasysh se kjo nuk është një lojë. Bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit, dhe për këtë arsye duhet të ketë një qeveri. E kuptoj se nëse përfaqëson partinë më të madhe politike ose nëse ke shumicën në parlament, duhet të jesh në gjendje të formosh qeverinë dhe të vazhdosh me mandatin që të është dhënë. Por, sigurisht, duhet të zgjidhet edhe presidenti, dhe për këtë nevojiten kompromise Më është thënë se pas zgjedhjeve të para pas luftës së vitit 1999, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, kur LDK-ja fitoi rreth 42–45% të votave, thuhet se kishte thënë ‘Tani mund ta formojmë qeverinë, mund ta zgjedhim presidentin dhe mund ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit’. Dhe unë kuptoj se disa nga këshilltarët e tij të asaj kohe, përfshirë të ndjerin Alush Gashi, i kishin thënë ‘Shikoni, ne nuk e kemi shumicën. Nuk e kemi shumicën në parlament dhe nuk i kemi dy të tretat e votave për ta zgjedhur presidentin’. Pra, duhet të bëhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe politike”, tha ambasadori suedez për Ekonomia Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.