Eko Higjiena

Riad Rashiti i kundërpërgjigjet Alban Hysenit: “PDK nuk e ka uzurpuar objektin, ai u çlirua pas luftës”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me pretendimet për uzurpimin e pronës publike nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në reagimin e tij publik, Rashiti e akuzon Hysenin se po përpiqet të largojë vëmendjen nga, sipas tij, problemet dhe dështimet në qeverisjen komunale, duke sulmuar opozitën dhe veçanërisht PDK-në.

“Thonë se mbrojtja më e mirë është sulmi. Andaj, ky kryetar arrogant i Komunës së Gjilanit, në pamundësi për të arsyetuar anarkinë e tij në qeverisjen komunale, po sulmon opozitën, e në veçanti PDK-në, për gjoja uzurpim të pronës publike”, thuhet në reagimin e Rashitit.

Ai rikujton se selia e PDK-së ndodhet në atë objekt që nga viti 1999, duke theksuar se objekti nuk është uzurpuar, por është çliruar pas përfundimit të luftës nga strukturat e ish-UDB-së serbe.

Sipas tij, menjëherë pas çlirimit, në atë objekt ishte vendosur shtabi i UÇK-së, me komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, dhe Ismajl Kurteshin në cilësinë e kryetarit të qeverisjes së përkohshme të Komunës së Gjilanit.

Rashiti shton se pas themelimit të institucioneve komunale, objekti ka vazhduar të shërbejë si seli e PDK-së, ku aktivitet politik kanë zhvilluar figura si Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni, Shemsi Syla dhe personalitete të tjera që, sipas tij, sot janë pjesë e familjes politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

FIDANISHTJA

“Nëse ju e quani uzurpator PDK-në, atëherë uzurpatorët e këtij objekti janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes politike të VV-së”, deklaron ai.

Në reagim, Rashiti vlerëson se kryetari Hyseni e ka humbur debatin publik përballë, siç i quan ai, skandaleve që po shfaqen çdo ditë në qeverisjen komunale dhe për këtë arsye po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen te objekti i PDK-së.

Ai bën të ditur se PDK është e gatshme që në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të diskutohet çështja e objekteve të kontestuara dhe deklaron se partia do ta respektojë çdo vendim institucional, përfshirë edhe zhvendosjen eventuale të selisë së saj.

“PDK ju fton publikisht që në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të futet në rend dite çështja e objekteve të diskutueshme dhe është plotësisht e gatshme të respektojë dhe zbatojë çdo vendim të institucioneve komunale, deri edhe në zhvendosjen e selisë së PDK-së”, thuhet në reagim.

Rashiti i kërkon kryetarit të komunës që fillimisht të japë shembull në lirimin e pronës publike, duke pretenduar se një familjar i tij ka uzurpuar hyrjen e një objekti kolektiv dhe e ka shndërruar atë në lokal afarist, ndërsa, sipas tij, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Në fund të reagimit, ai drejton akuza të ashpra politike ndaj Alban Hysenit, duke e cilësuar atë si “mashtruesin më të madh të qytetarëve të Gjilanit” dhe duke e akuzuar për manipulim gjatë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar i komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.