GRANDEMALL

Shkëlqimi i Ardian Ismajlit benda një muaji – në formacion me yjet e Serie A

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ardian Ismajli, me paraqitjet e tij mbresëlënëse këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Serie A dhe është bërë një nga emrat më të kërkuar në futbollin italian.

Mbrojtësi shqiptar, që luan për Empolin, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në fushë, të cilat janë reflektuar edhe në statistikat e tij mbresëlënëse.

Sipas portalit të statistikave WhoScored, Ismajli është përzgjedhur në formacionin e muajit në Serie A.

Paraqitjet e tij i ka dhënë një notë mesatare 7,22 në ndeshjet e luajtura, duke e bërë atë një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit.

Uji Dea

Së bashku me me të në formacion janë emra si Stefan de Vrij, Alesssandro Bastoni, Moise Kean, Ademola Lookman dhe vëllezërit Thuram.

Klubet si Juventusi, Interi dhe Napoli janë shfaqur të interesuara për shërbimet e tij dhe janë të gatshme ta afrojnë në radhët e tyre që në janar.

Megjithatë, Empoli ka vendosur një shifër të konsiderueshme prej 3 milionë euro për të liruar Ismajlin në janar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.