Eko Higjiena

Nënshkruajnë kontratat përfituesit e subvencioneve në lëmin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, kanë mirëpritur përfituesit e subvencioneve të OJQ-ve Kulturore, Rinore dhe Sportive.

Në këta takim Rahimaj së bashku me Drejtorin Hyseni dhe përfituesit e këtyre subvencioneve kanë nënshkruar kontratat e tyre.

Rahimaj ka thënë se përkrahja për OJQ-të Kulturore, Rinore dhe Sportive do të vazhdoj, në mënyrë që ata të realizojnë projektet e tyre dhe të mos kenë barriera.

Mobi Casa

“Subvencionimi do të vazhdoj në mënyrë që ju ta keni më të lehtë në realizimin e projekteve tuaja. Ekipet e monitorimit do të vazhdojnë të mbikëqyrin punën tuaj në mënyrë që ky subvencionim i ndarë nga ana e komunës të realizohet ashtu edhe siç është i paraparë në projekt, andaj urime të gjithë përfituesve”, ka thënë Rahimaj.

Përfitues të këtyre subvencioneve janë 12 OJQ Kulturore, 4 OJQ Rinore dhe 19 Klube Sportive, në shumë mbi 100 mijë Euro./rajonipress/