Elseid Hysaj bën asist në humbjen e Lazios

Skuadra e Lazios ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Fiorentinas me shifrat 1:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj kontribuoi te goli i vetëm i shënuar nga vendasit, shkruan Indeksonline
Hysaj bëri asist me kokë te bashkëlojtari i tij, Marusic që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Kujtojmë që mbrojtësi “kuqezi” u fut në lojë në minutën e 66’të.
Lazio me këtë humbje mbetët në kuotën e 39 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Fiorentinas shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e 6-të./Indeksonline/