ARKATANA

Rrustem Geci përfaqësohet denjësisht tek Antologjia e poezisë moderne shqipe

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Të autorit Adem Zaplluzha, dhe Administratorit, Sabir Krasniqi, është përfaqësuar denjësisht, edhe shkrimtari, Rrustem Geci, që jeton dhe vepron në mërgim.

Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 6. 01. 1950. Mësimet e para i bëri në vendlindje , kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron.

Deri më tash Rrusta ka shkruar dhe botuar 17 vepra;

1. “Demonstratat e luleve”,
2. “Antolologjia personale”
3. “Jeta në Letër”,
4. ”Mielli dhe uji”,
5. “Lirikë”,
6. “Dridhjet e barit”,
7. “Atdheu”,
8. ”Erdhëna”,
9. “Arbëreshët”,
10. “Shqipëria”,
11. “Trojet e mia” ,
12. “Rogana”,
13. “Heroika”,
14. “Gacat e prushit”,
15. “Atdhetarët”,
16. “Pasha këtë tokë”,
17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe 23 mijë vargje.

Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, dhe nga dashuria.Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari nga mbarë trojet shqiptare.

P R I Z R E N I – Poezi promemoriale

A do të jemi në kohë historike
mbi Prizren ende ka ré të zeza
rënia e himnit s´mund të ndodhë
flaka e këngëve vetëm do shtohet

Ky qytet njëzotësh i shqiptarëve
shkruan Gjirokastra për Prizrenin
është përtej 7 mrekullive të botës
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja

Është vullnet qytetar i shqiptarve
dhe gjak i të gjithë shekujve tanë
që kombi ynë më të mos bëj burg
Kosovë e Shqipëri do jemi bashkë

Atdheu po kuvendon në Prizren
Në shtëpinë – shekull të Lidhjes
aty ka një atdhé që po vendosë
Prizreni të jetë Vlora e shqiptarve

A do ta bëjë këtë histori Atdheu
që në Prizren të shpallet bashkimi
retë në qiell mund të kenë rrufe
po nusja jonë këtu do bëj betimin !..

Nga libri , “KANUNI POETIK”

Eja muzë e ngadhënjimit të artit
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vet-digjem
me bashkudhëtaren time, poezinë

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e popullit të përgjakur

Në shpirtin vullkanor të poezisë
bërë i kam betejat e secilit varg
në jetën biologjike të këtij libri
je nënëmadhja e arbërimit tonë

Shqipëri, unë e ti jemi një gjak
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
tokat tona qenë shesh i luftërave
dhe arenë gjaku e perandorive

Kosovë, kryengritëse e këngës
stërmbesë e dardanëve të Trojës
në trup ende ke plagë të gjakut
nga fqinjët që tokat na i grabitën

2

Liri, bëje dorën grusht, mos u jep
me emrin tënd u rritëm betejave
për ty dashurova mes plumbave
për ty i rashë grusht dallgëthyesve

Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë, me
pikën e gjakut i këndoj bashkimit
liri, këngës dua t´i shkojë në fund

Hënë është dhe pjesa që s´ndritë
diell është dhe nata që e jetojmë
me pellazgët jemi njëgjakësh
shqiptarët kudo janë një vëlla

Atdhe, hapi arkivat e dhimbjes
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë qenka vërtet me përrallë
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time

Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Kosovës kudo ngulmon gjak i ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij
në të gjitha kohërat ka emrin, liri!..

ADRESA

Krejt në fillim ishte toka
ishte ajri, fryma dhe shiu
dielli, mëngjeset, mesdita
pemët e egra të fushave

FIDANISHTJA

Krejt në fillim ishte rëra
shkretëtira e territ të gjelbër
shija e bukës dhe kripës
zanafilla e plotë fillimeve

Krejt në fillim ishte zjarri
mendja që s´ mbyll sy
e krejt më pastaj ia behën
lulet e kopshtit,të lashtat
Krejt në fillim ishte ugari
mbjellja farërave në tokë
arbërimi i emërvendeve
dhe mbëltimi i të folmes

POETI

Në poezi është gjaku im
Kosova e të gjitha kohërave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe bubullon poezia

Midis ajrit, frymës dhe ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jonë jo rrallë pluskon
në heshtje dhe pa beteja

Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
ëndrrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë

Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia ndjehet e trishtuar
sa herë me emër shenjëzon

LULET E KUQE TË MARSIT

Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
brenda është muza dardanëve
brenda është Shqipëria etnike

Të gjitha eposet janë zgjuar
me vete sjellin pluhur e tym
të sulmuara janë tre Trojat
dhe kullat me gur të Olimpit

Të gjitha eposet janë zgjuar
në grimcat magjike të fjalës
për të përjetshmin tonë atdhé
për të përjetshmen, Shqipëri

Të gjitha eposet janë zgjuar
fushës së gjelbër të Kosovës
të ruajnë qenien dhe shpirtin
gjakun gjuhësor të shqipes

E ËMBLA E GJUHËS

Në artin e gjuhës së folur
në artin e gjuhës së shkruar
gjeni e gjuhës-fjalët i mbjellë
gjeni e gjuhës, fjalët i rritë

Për mija vjet të gjuhës sonë
në dheun ku rrënjëzon bari
edhe toka flet s´i flasim ne
dhe gjuha qeshë si qeshim ne

Në sintaksë ku lulëzon gjuha
çdo shkronjë ka diellin e vet
që nga mëngjesi e në muzg
në gjuhë shndritë një jetë e re

Gjuha ime, ti udhën mirë e di
marsho me gjakun shkrimor
ti je njëlloj si perëndia, me ty
kam fjalën e gjaktë të tokës

ALBANI

Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
krijues i qytetërimit të lashtë
popull pellazgo-iliro-shqiptar

Jam Dardan i IIirisë, jam i
njëjtë me Dardanët e Trojës
Jam njëgjakësh me pellazgët
shqiptar prej 13 mijë vjetësh

Njerëzimit i dhamë qytetërim
I dhamë edhe – Njëperëndinë
kësaj bote i dhamë katër Papë
një Skënderbeg e Nënë Terezë

Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
kështu e thotë Pindari, kështu
është e bardha mbi të zezën!..

ZALLAMAHI

Në këtë qytet pa ekstazë
thonë se dikush ka vdekur
qytetarët kudo janë tubuar
por ata s´din kë e varrosin
arkmort s´ka, as të vdekur
njerëzit janë grumbulluar
dhe dikë duan ta varrosin
Në këtë qytet pa ekstazë
ka aq shumë fantazma,dhe
vjedhës të thashethemeve
që vuajnë nga plagët pa zë
dhe nga hijet e hiadhave
thërritësit e fantazmave
duan një mort pa arkmort
qytetarët janë grumbulluar
( zëra kafshësh dëgjohet )
ata duan ta varrosin dikë
por s´dinë kë ta varrosin
zallamahinë apo vetveten./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.