Hadërgjonaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Florent Hadërgjonaj ka njoftuar tërheqjen nga përfaqësuesja e Kosovës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se nuk ka mirëkuptim me trajnerin Foda.
Mungesa e tij vjen në një moment të rëndësishëm për “Dardanët”, të cilët brenda vetëm 10 ditësh do të zhvillojnë katër ndeshje në Ligën e Kombeve. Kosova më 24 shtator pret Irlandën në Prishtinë, më 27 shtator luan në udhëtim ndaj Austrisë, më 1 tetor përballet me Izraelin në Hungari, ndërsa më 4 tetor e pret sërish Austrinë në Prishtinë.
Alternativave kryesore në krahun e djathtë mbetet Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht është futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e Kombëtares së Kosovës.


