Hidromorava

Rrudhani: Të gjithë jemi të bindur se do të fitojmë ndaj Rumanisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar sot përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit, kundër Rumanisë dhe ndaj Qipros, të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Donat Rrudhani i ka treguar përshtypjet e para nga ushtrimet me shokët e skuadrës, nën drejtimin e selektorit Franco Foda, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti anësor ndihet i kënaqur me atmosferën dhe thotë se ai me shokë janë optimistë se do të dalin mirë nga sfida me Rumaninë, e cila do të zhvillohet të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Atmosfera është shumë e mirë këtu gjithmonë, është krenari e madhe. Stërvitjet e para kanë shkuar mirë edhe pse unë dje nuk isha në stërvitje shkaku që luajta të dielën, por sot ka qenë një stërvitje e mirë intensive, angazhim shumë i madh nga gjithë lojtarët edhe kemi punuar shumë edhe taktikisht sot.”

Fundamenti

“Besoj se mund të presim vetëm fitore, ne jemi të gjithë të bindur se do e fitojmë lojën me Rumaninë. Të gjithë do të luajmë të gjithë për tri pikë. E dimë se çka ka ndodh ndeshjen e fundit andaj e kemi edhe një motiv shtesë nga loja e fundit dhe shpresoj se vetëm do të fitojmë.”

“Faleminderit për mbështetjen gjithmonë si në humbje dhe në fitore janë gjithmonë këtu dhe kjo është edhe një krenari e madhe për ne, është shumë rëndësishme për neve mbështetja e dardanëve dhe e gjithë tifozëve.”

Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi sot seancën e dytë stërvitore në kampin nacional në Hajvali. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.