UBT

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Baseli është kthyer te fitorja në Superligën e Zvicrës në futboll, ku më meritori për këtë ishte kapiteni i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri.

Baseli fitoi 2-0 në udhëtim ndaj Ëinterthurit, në xhiron e 29-të të Superligës së ZvicerëS.

Shaqiri shënoi gol të bukur me goditje nga zona për 1- 0 në minutën e 49-të.

Hidromorava

Në minutën e 70-të asistoi për 2-0, duke i dhënë fund dilemave të fituesit në këtë ndeshje. Basel pas fitores është i dyti në tabelë me 49 pikë, dy më pak se Servette.

Shaqiri tani i ka 10 gola e 13 asistime në 25 paraqitje kampionale.

Leon Avdullahu e Shaqiri kompletuan ndeshjen te Baseli, ndërsa Albian Ajeti luajti prej minutës së 82-të. /Telegrafi/