FITORJA

Rashiti: Kemi tejkaluar të hyrat nga tatimi në pronë dhe kemi trefishuar verifikimin e pronave të tatimpaguesve të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Edhe pse me mungesë të theksuar të zyrtarëve komunal në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, me përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të zyrtarëve financiar dhe të tatimit në pronë, kemi arritur të tejkalojmë planifikimin e të hyrave për periudhën nëntë mujore të këtij viti 2022 si dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Planifikimi për këtë vit i të hyrave nga tatimi në pronë është 2,190,454.00 euro, ndërsa vetëm për nëntë muaj kemi realizuar inkasim në vlerë prej 1,993,475.25 euro (91.01% të planit vjetor), apo 7.34% më shumë se në vitin 2021. Edhe pse në këtë vit është shfuqizuar kushtëzimi i pagesës së tatimit në pronë, me rastin e regjistrimit të automjeteve, inkasimi ka shënuar rritje të theksuar.

Mobi Casa

Ndërsa kemi trefishuar verifikimin e pronave të tatimpaguesve në krahasim me vitin e kaluar, ku prej 1006 verifikimeve këtë vit kemi realizuar 3525 verifikime. Por jemi ende mbrapa në realizim të planit, për shkak se kemi mungesë të theksuar të zyrtarëve të tatimit në prone. Zyrtarët aktual të tatimit në pronë po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të realizuar objektivat sipas planit vjetor.

Në emër të institucioneve komunale i falënderojë të gjithë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit, të cilët i kanë kryer obligimet e tyre ndaj komunës së Gjilanit, ku falë kontributit të tyre, ne sot kemi më shumë buxhet dhe më shumë mundësi për të rritur investimet dhe shërbimet ndaj të gjithë qytetarëve të komunës tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.