Ahmet Isufi dhe Emine Daci takojnë zonjat nga Rahovica

Gjilan – Bashkë me kandidaten për deputete Prof. Emine Daci Zejnullahu dhe Kryetarin e Degës së AAK-së në Ferizaj, z.Xhavit Zariqi njëherit kandidat për deputet, takuam zonjat nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi ka shkruar Ahmet Isufi.
Postimi i plotë:
Duke u nisur nga fakti se Prof. Emine ka qenë e angazhuar në projekte të agrokulturës dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve në këtë sferë me ardhjen në pushtet ofrohet mundësia që të përmirësohet legjislacioni dhe gratë të nxiten që të mund të përfitojnë nga lehtësimet e procedurave burokratike që janë pengesë tani.
Me Kryetarin Zariqi u zotuam se do të jemi në përkrahje të iniciativave në ndërmarrësin private që e zhvillojnë familjen e shoqërinë tonë.