Kurti: Mustafë Shala ndërmarrës humanist dhe trim i qetë që ka lënë kujtime dhe gjurmë të pashlyeshme në progresin e vendit tonë
Gjilan – Mustafë Shala e ndihmoi dhe e përkrahu pa kursim rezistencën paqësore në vitet e 90-ta dhe luftën çlirimtare në vitet 1998-99 ka shkruar Albin Kurti në librin e kujtimeve për Mustafë Shalën.
Postimi i plotë:
Pas luftës mbështeti “Miqtë e TMK-së”, Lëvizja Vetëvendosje dhe kudo e kushdo që kishte nevojë e në shërbim të së mirës së përgjithshme qytetare e njerëzore, shoqërore e kombëtare, popullore e shtetërore, ndërmarrës humanist dhe trim i qetë që ka lënë kujtime dhe gjurmë të pashlyeshme në progresin e vendit tonë ka shkruar Kurti./rajonipress/