Hidromorava

Kush po largohet nga LDK e Gjilanit, “dembelët” apo aktivistët e merituar?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kohëve të fundit në degën e LDK-së në Gjilan, në mënyrë të heshtur kanë filluar largimet e aktivistëve të saj. Burim Berisha, Rina Ahmeti dhe Arsim Dauti janë tre emra që tashmë ndodhen afër Alban Hysenit. Lutfi Haziri thotë se këta tre nuk kanë qenë aktiv, tash e tre vite dhe as që janë më në LDK.

Apo largohen kuadrot e dëshmuara nga LDK-ja, për shkak se nuk po kanë hapësirë të veprimit e angazhimit apo këto largime po bëhen për interesa personale të tyre.

Tre emra që tashmë janë të njohur, e që janë larguar nga LDK e Gjilanit janë, Burim Berisha, Rina Ahmeti e Arsim Dauti.

Madje, Rina Ahmeti ishte përkrahëse e madhe e LDK-së, ku me sukses ka kryer detyrat e saja.

UBT

Por, Lutfi Haziri ka një përgjigje interesante për të tre ish kuadrot e LDK-së.
“Jo nuk janë në LDK dhe kanë qenë pasiv tash e tre vite. Rina Ahmeti ka marrë grant financiar nga Alban Hyseni, Arsim Dauti është larguar sepse tash gruaja e tij ka filluar me kontratë në vepër në komunë dhe Burim Berisha këshilltar fiktiv e pa efekt. Këta dy të parët kanë qenë pasiv dhe loja me përqarje ka dështuar” tha Haziri.

Rajonipress ka kontaktuar Rina Ahmetin, e cila ka shprehur interesim që të jap përgjigjen e saj rreth siç tha ajo të pa vërtetave të Lutfi Hazirit.

Në fakt burimet tona mësojnë se nga LDK e Gjilanit pritet të ketë edhe largime tjera, me arsyetimin e se në LDK është ngulfatur veprimi dhe mundësia e kuadrove të reja, për ta dëshmuar vetën.

“Luta nuk ka lënë asnjë kuadër të mirëfilltë mbrapa sepse krejt joshja e tij sillet rreth shokëve të gjeneratës dhe ish Forumit të Rinisë së LDK-së, atëherë cila është arsyeja të qëndrojë tutje aty” tha një aktivist i sinqertë i këtij subjekti politik./rajonipress/