ARKATANA

Rashica shkon përtej pritshmërive, drejt sezonit më të mirë në Turqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Milot Rashica është duke e rikthyer dalëngadalë formën optimale. Ylli kosovar është duke bërë paraqitje pozitive në këtë sezon me Besiktasin.

28 vjeçari, i cili u transferua në ekipin Bardhezi në fillim të sezonit të kaluar, deri tash në këtë edicion i ka zhvilluar 30 ndeshje, ndërsa i ka shënuar 4 gola dhe i ka bërë 9 asistime, duke kontribuuar në 13 gola të ekipit nga Superliga turke.

Përfaqësuesi kosovar tashmë e ka kaluar kontributin e tij në gola nga sezoni i kaluar, shkruan mediumi turk “Sporx”.

Në edicionin 2023/24, sulmuesi i krahut i kishte zhvilluar 41 ndeshje me skuadrën nga Stambolli, ndërsa i kishte realizuar 5 gola dhe i kishte dhënë 7 asistime, duke kontribuuar në total në 12 gola.

Mobi Casa

E nëse e shënon edhe një gol ose nëse e bën edhe një asistim në ligë apo në kupë, vushtrriasi do ta regjistrojë sezonin me kontributin më të lartë në gola që kur është transferuar në Turqi.

Në sezonin 2022/23, Rashica luajti në forma huazimi në Galatasaray, ndërsa në 30 ndeshje i realizoi 6 gola dhe i bëri 7 asistime, duke kontribuuar në 13 gola me ekipin Verdhekuq.

Me ardhjen e trajnerit Solskjaer, Rashica i ka realizuar 3 gola dhe i ka bërë 4 asistime, duke u bërë njëri nga lojtarët më të spikatur të skuadrës Bardhezi në sulm.

Në ndeshjet e fundit, Rashica, së bashku me Rafa Silva, është bërë një nga armët më të rëndësishme të Besiktasit për të shënuar gola.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.