Hidromorava

Etrit Berisha fillon bisedimet me një klub italian

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Etrit Berisha është që prej muajit qershor një futbollist i lirë, pasi u largua nga skuadra e Empolit me të cilën kishte luajtur në sezonin e kaluar.

Portieri shqiptar nuk gjeti dot një marrëveshje gjatë verës dhe mbetej në treg si një lojtar i lirë.

Një situatë që e la atë edhe larg grumbullimeve të Kombëtares shqiptare, me Strakoshën të graduar tashmë portier të parë për shkak të pamundësisë së Berishës për të gjetur ekip.

Por duket se portieri po bën gati një rikthim të mundshëm në fushë, për më tepër në futbollin italian.

Uji Dea

Përtej Adriatikut raportohet se Berisha është në kontakte me klubin e Salernitanës dhe mund të nënshkruajë me këtë të fundit nëse gjendet akordi mes palëve.

Klubi i Serisë B ka nevojë për një portier ekspert, pas dëmtimit që ka pësuar portieri Sepe, nëse konfirmohet një mungesë e gjatë e këtij të fundit.

Palët janë në diskutime, pasi Salernitana po bën negociata edhe me Antonio Miranten për mundësinë që ekziston për t’iu bashkuar këtij ekipi./SYRI.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.