Nedim Bajrami shënon në derbin skocez ndaj Celtic – feston me shqiponjë
Rangers po udhëheq me rezultat minimal 1-0 pas pjesës së parë në derbin e madh skocez ndaj Celticut.
Këto dy skuadra po përballen me njëra-tjetrën në kuadër të finales së Kupës së Ligës në një stadium i cili është i mbushur i tëri.
Për t’i dhënë epërsinë Rangersit u përkujdes mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami i cili shënoi për 1-0 në minutën e 41-të.
Bajrami u gjend mirë brenda zonës duke shënuar nga një top i kthyer dhe duke festuar me shqiponjë para mijëra tifozëve të pranishëm.
Ky ishte goli i tretë i Bajramit që prej se u bë pjesë e Rangers teksa tashmë është shndërruar në njërin prej lojtarëve të tyre kryesor./Telegrafi/