Rahimaj: U përfol shumë, e ne po e realizojmë: Do të bëhet trotuari dhe shtegu për çiklistë qytet – Rubovc

Kamenicë – Sot me Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi kemi nënshkruar marrëveshjen e radhës për bashkëpunim, për ndërtimin e trotuarit dhe shtegut për çiklistë që do të lidhë qytetin me fshatin Rubovc ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Ky projekt kap vlerën e 180,000 eurosh.
Një projekt i tillë i cili përfshin edhe shtegun për çiklistë jep mundësinë e promovimit të një mënyre më të shëndetshme jetese, gjithashtu krijon mundësitë e zhvillimit të turizmit si dhe të çiklizmit në Kamenicë.
Falënderoj Ministrin Elbert Krasniqi për bashkëpunimin e deritanishëm.