25 vite nga rënia e Rafet Isufit
Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me anëtarë të stafit komunal kanë bërë sot homazhe tek lapidari i Rafet Isufit në Koretin.
“Vepra si ajo e Rafet Isufit por edhe e bashkëluftëtarëve të tjerë, duhet të jetë thirrje për ne që të flijojmë lirinë personale, për ta kthyer atë në punë të vazhdueshme për zhvillimin e gjithmbarshëm” ka thënëRahimaj.
Ai ka shtuar se përvjetore të tilla përpos që sjellin dhimbje, ato sjellin edhe krenari për të gjithë./rajonipress/