KKVITI

Në Kamenicë mbahet trajnimi mbi përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Të martën në Komunën e Kamenicës është mbajtur trajnim për zyrtarët komunalë me temën: “Përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore në komunikimin institucional”.

Ky trajnim u organizua nga Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBG), me mbështetje nga projekti Gender Equality Facility (GEF), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UN Women.

KKVITI

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes dhe aftësive të zyrtarëve për të përdorur një gjuhë të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese në komunikimin publik dhe institucional.

Pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë raste konkrete dhe të marrin materiale praktike për zbatim në punën e përditshme, duke kontribuar kështu në një institucion më të hapur dhe të ndjeshëm ndaj barazisë gjinore./rajonipress/