FITORJA

Qytetarët gjilanas presin ndryshime radikale në tetor, Alban Hyseni modeli më i keq i qeverisjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qytetarët gjilanas tashmë e kanë kuptuar mashtrimin e madh dhe “ndryshimin” e ofruar nga LVV, i cili Gjilanin e solli buzë greminës, pa projekte të realizuara dhe pa zhvillim të duhur ekonomik. Alban Hyseni nuk ofroi asgjë për Gjilanin dhe ishte një model i keq i qeverisjes lokale thonë ata.

Qytetarët gjilanas janë penduar kur votuan për “ndryshimin e madh” i cili në fakt solli paralizë dhe mos zhvillim total të këtij qyteti, që dikur vlonte nga projektet e mëdha dhe investimet e shumta.

Gjilanasit tashmë e kanë nda mendjen për kujdes të shtuar se kënd do e votojnë në zgjedhjet e tetorit, por presin nga opozita që të jetë serioze dhe me kandidat serioz.

Musliu një qytetar i vjetër gjilanas thotë se zgjedhjet e tetorit duhet të ndërrojnë shumëçka në Gjilan.

“Unë pres ndryshime radikale, me njerëz të rinjë dhe me një qeverisje të përgjegjshme për qytetarin. Alban Hyseni nuk ofroi asgjë për qytetarin sepse tregoi, që nuk ka as dije, e as kapacitete profesionale të përballet me nevojat e komunitetit” tha ai.

GRANDEMALL

Elhamia një tjetër qytetar tha se është simpatizant i LVV, por nuk e preferon Alban Hysenin për kryetar në mandatin tjetër.

“Unë mendoj që LVV duhet të ofrojë një kandidat më të përgatitur, në të gjitha aspektet dhe mendimi im është, që ndoshta Besnik Bislimi, do të ishte njeriu më i përshtatshëm në këtë pozitë” tha Elhamia.

Kurse, Ridvani një aktivist i LDK-së tha se më në fund Lutfi Haziri ka hapur rrugë për kuadrot e reja.

“Luta bëri mirë që u tërhoq dhe pres rezultat të mirë në zgjedhjet e tetorit në favor të Arbër Ismajlit. Alban Hyseni duhet të largohet me marre e turp nga zyret e komunës sepse asnjë të mirë nuk e solli për Gjilanin” tha Ridvani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.