RCCOLA

Rashiti: Gjilani po i humbë edhe 9 milion euro tjera buxhet për projektin e qarkores së re të qytetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit po bohet horë para qytetarëve të Republikës së Kosovës, po tregon paaftësi totale me qeverisjen e saj komunale të udhëhequr nga dështakët e organizatës së VV-së.
Gjilani meriton më mirë, jo degradimin, por zhvillimin ka thënë Riad Rashiti në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Më 16 janar 2024 komuna e Gjilanit ka nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit të qarkores së re të qytetit, në vlerë prej 27 milion euro. Buxheti i ndarë për 2024 janë 9 milion euro, 6 milion euro nga ministria e infrastrukturës dhe 3 milion euro nga buxheti komunal.

Zotimi publik i kësaj qeverisje të dështuar ka qenë se dy pjesët e kësaj qarkore do të ndërtohen në këtë vit.

Uji Dea

Mirëpo deri më sot asnjë veprim nuk është bërë, as procedurat e tenderimit nuk janë zhvilluar, e lëre më kontraktimi apo nisja e punimeve.

Komuna e Gjilanit po bohet horë para qytetarëve të Republikës së Kosovës, po tregon paaftësi totale me qeverisjen e saj komunale të udhëhequr nga dështakët e organizatës së VV-së.

Gjilani meriton më mirë, jo degradimin, por zhvillimin./rajonipress/

https://www.facebook.com/1618773905/videos/1693534454799871