Qysh e lypën e gjetën
( Në 16-Vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-së në Kosovë, kundër forcave vrastare, të cilat vrisnin e digjnin gjithçka që ishte shqiptare…)
E gjatë qe rruga jonë drejt cakut
Rrugëtimi nëpër të qe rraskapitës
Në çdo shteg na hodhën pengesa
Nuk u zmbrapsën asnjëherë
As në dimër e as në pranverë.
Në Kosovë viti 1999 ndryshe filloi
filloi i përcjellur me acar e duhi
Muaji janar nuk ishte i rëndomtë
Java e dytë e tij ngjasonte në skëterrë
Në fshatin Reçak ndodhi një barbari…
Pas pesëdhjetë ditësh erdhi marsi
Marsi muaji i adhuruar
atë vit nuk qe muaj i ngrohtë
Qe muaj me mjegull e sqotë
Qe kohë e pranverës së vonuar.
Pesë marsi kurrë s’na shlyhet nga kujtesa
Ishte kohë e ngjyrosur me zymtësi
Atë ditë kulmoi egërsia
Vrastarët, si hije nate, u shfaqën n’Prekaz
dhe në kthetra të mortit
hodhën: burra, gra, pleq, plaka e fëmijë.
Ai që e hedh gurin, thonë
dorën nuk mund ta fshehë gjithmonë
Ndodhitë e Reçakut, Prekazit…
Nuk ngelën jashtë gjykimit të kronistëve
Aktorët e teatrit të shfaqjeve tragjike
me guri ne grusht u zunë shumë ngushtë
Më 24 mars’ 1999 atyre NATO u dha grusht…/rajonipress/
Beqir Buzuku, 23. 03. 2015


