UBT

Prokuroria Themelore mban takim me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit, të cilët janë pritur nga zëvendës Kryeprokurori z. Isuf Sadiku dhe prokurorë të kësaj prokurorie, takim ky i ftuar nga udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm, znj. Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për rastet e dhunës në familje.

Në këtë takim morën pjesë edhe hetues policor dhe udhëheqësi i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave, për rajonin e Gjilanit, qëllimi i të cilit ishte trajtimi sa më adekuat i viktimave nga dhuna psikologjike.

Eco Higjiena

Fillimisht, zëvendës Kryeprokurori dhe udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm falënderuan të pranishmit për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në raste ku është e përdorur dhuna psikologjike të ftohen psikologët, në cilësinë e ekspertëve me qëllim të ofrimit të mbështetjes psikologjike të viktimave, si nga dhuna në familje ashtu edhe të viktimave të rasteve tjera ku kërkohet ekspertimi psikologjik

Gjatë këtij takimi, u nxjerr konkluzion që për rastet specifike, posaçërisht për rastet e dhunës në familje, si pasojë e dhunës psikologjike, gjatë intervistimit të viktimave në stacion policor të marrin pjesë edhe psikologët, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me policinë, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe prokurorët e kësaj prokurorie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.