Mobi Casa

LDK ende pa ndryshime, caktimi i kandidatit për kryetar komune në proces?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do të siguronte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual, e i pranueshëm për të rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv thotë Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri vazhdon ta zvarritë caktimin e kandidatit për kryetar komune, krejt kjo për shkak të zhvillimeve në qendër, ndërkohë që vazhdon të mos hap udhë për kandidatët e tjerë.

Është përfolur shumë se Arbër Ismajli, do të jetë kandidatë i pranueshëm për kryetar komune, por “sinjalet” e Lutës janë akoma të paqarta.

I kntktuar nga rajonipress Lutfi Haziti tha se si Kryetar i Degës, kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin detaj të zgjedhjeve të fundit për Kuvend të Republikës, ndërkaq kemi filluar me procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale.

UBT

“Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do të siguronte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i pranueshëm për të rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.
LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit” tha Haziri.

Ndryshe çdo vonesë në mos përzgjedhjen e kandidatit për kryetar komune rriten apetitet e PDK dhe të vet Alban Hysenit.

Edhe pse, Alban Hyseni hynë në garën për kryetar komune me shumë defekte, mangësi dhe akuza nga më të ndryshmet për shkak se ka treguar dobësi ekstreme në qeverisjen lokale./rajonipress/