UBT

Rashiti: Nesër është dita vendimtare për një Gjilan dhe Kosovë ma të mirë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – E sotmja jonë si Gjilan, ka nevojë për një qeverisje të udhëhequr nga një kryeministër siç është Bedri Hamza, zotimet e të cilit do të ndikojnë drejtpërdrejtë në kthimin e dinjitetit si qytetarë të barabartë, që meritojmë të kemi ndërtim të infrastrukturës, rritje të ekonomisë rajonale dhe ngritje të mirëqenies sociale ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit
Ju falënderoj për përkrahjen e madhe që e keni treguar gjatë kësaj fushate 30 ditore për Bedri Hamzën, kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës.

Nesër, me votën tuaj për Bedri Hamzën nuk do të fitojë vetëm Partia Demokratike e Kosovës, por të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe përtej.

E sotmja jonë si Gjilan, ka nevojë për një qeverisje të udhëhequr nga një kryeministër siç është Bedri Hamza, zotimet e të cilit do të ndikojnë drejtpërdrejtë në kthimin e dinjitetit si qytetarë të barabartë, që meritojmë të kemi ndërtim të infrastrukturës, rritje të ekonomisë rajonale dhe ngritje të mirëqenies sociale.

Qytetarë të nderuar, ju ftojmë dhe kërkojmë me krenari votën tuaj për Badri Hamzën dhe kandidatët e Gjilanit për deputet në Kuvendin e Kosovës.

UBT

Nesër është dita vendimtare për një Gjilan dhe Kosovë ma të mirë, është në dorën tuaj për të vendosur për ta ndryshuar të tashmen e rënduar në Kosovës, për një të nesërme më të mirë që e duam secilin nga ne, që të jenë vitet e ardhshëm më të mira se sa këto vitet e fundit.

Ju ftoj të gjithë ju qytetarë të nderuar, që bashkë me familjet e juaja, të dilni nesër dhe të votoni 131 PDK dhe numër 1 kandidatin për kryeministër të Kosovës, numrin 2 kryetarin e PDK-së dhe shtatë kandidatët e Gjilanit për deputet.

Thirrje të veçantë ju bëjë qytetarëve të papërcaktuar se kend do ta votojnë nesër. Pavarësisht zhgënjimit të madh që ka krijuar kjo qeverisje aktuale, nuk duhet askush të abstenoj nga e drejta për të votuar, por përkundrazi, të dilni dhe të votoni njeriun e duhur, të dëshmuar për punë dhe ndershmëri në qeverisje kudo që ka udhëhequr me institucionet e shtetit tonë.

Votoni për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës.
Votoni shlirë e mirë
131 Partia Demokratike e Kosovës
1 Bedri Hamza për kryeministër
2 Memli Krasniqi
28 Arben Mustafa
46 Zenun Pajaziti
47 Aurora Osmani Buca
83 Selver Xhelili

95 Florentina Vokshi
103 Qendrim Qerimi
104 Ilir Tahiri
URIME DHE SUKSESE në këtë ditë tejet të rëndësishme për Kosovën.
Riad Rashiti
Krytar i Degës së PDK-së Gjilan