Fundamenti

Prej “Gjarpërit” në kryeministër

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot kremton ditëlindjen e tij të 46-t. Kjo hyn tek përvjetorët e rrumbullakët dhe që sigurisht kanë mënyrën e festimit të tyre. Por, vetë Thaçi nuk do të lërë mënjanë angazhimet e tija politike, i cili do të jetë i pranishëm në disa takime edhe sot kur mbush 46 vjet.

Ndryshimi i tij në këto 15 vitet e fundit megjithatë është i dukshëm. Ai njihet si një ndër personalitete që udhëhoqi shumë konferenca ndërkombëtare për fatin e Kosovës, por edhe njeri i luftës.

Thaçi, ishte drejtor politik i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili udhëhoqi shumë konferenca ndërkombëtare në mesin e të cilave ajo që do të mbahet mend si më kryesorja është Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999).

Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën. Po ashtu, Thaçi mori pjesë edhe konferencën e Vjenës ku është diskutuar gjatë për zgjedhjen e statusit të Kosovës.

Thaçi, i ardhur në pushtet më 9 janar të vitit 2008 pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007. Ai njihet edhe si personaliteti që lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të 2008-s, si rezultat i një kompromisi që është arritur në Vjenë të Austrisë me pranimin e pakos së Marti Ahtisari-t.

Uji Dea

Që nga koha që ka marrë udhëheqjen e qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka pasur takime me lider botëror, ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, dhe ka zhvilluar takime të shumta në vendet e ndryshme botërore.

Por, jo vetëm kaq, kryeministri i vendit do të mbahet mend edhe si njeriu i parë që nisi të dialogojë me shtetin serb. Ai vazhdon të negociojë me Beogradin , fillimisht për normalizim të raporteve në mes dy vendeve e më pastaj në tavolinë është ngritur edhe çështja e veriut të Kosovës që rezultoi me marrëveshjen e 19 prillit të vitit që lamë pas.

Së fundi kryeministri i vendit konsiderohet si përkrahësi më i madh që të votohet Gjykata Speciale për Kosovën, e cila edhe mori “bekimin” e Kuvendit .

Ndërkaq, problemet mes figurave qendrore në PDK rrodhën në publik nëpërmjet aferës “Pronto”. Pas kësaj afere, filluan qarjet e thella në PDK që quan edhe deri të ndarja në dysh, sidomos me rastin e largimit të dy figurave të fuqishme, ish-nënkryetarit të PDK-së, Fatmri Limajt dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Jakup Krasniqi që themeluan edhe partinë e re të tyre./zeri/