UBT

Besa si një “Titan” i vërtetë në ‘Eurovision 2024’, përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Besa Kokëdhima ka dhënë një performancë mbresëlënëse në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”.

Skena e “Malmo Arena” në Suedi u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi emocionale këngën e saj të fuqishme.

Performanca e sivjetme e Shqipërisë u prit me ovacione nga audienca, dhe Besa performoi e dyta në renditje, me çka mban kodin 02, përmes të cilit mund të votohet me sms nga shqiptarët e shteteve që mund të votojnë sonte.

Shtetet nga të cilat mund të votohet sonte janë: Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armeniam Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

ARKATANA

Nga shqipëria gjithashtu mund të votohet, por jo për Shqipërinë – ndërsa shqiptarët nga Kosova mund të votojnë Besën përmes aplikacionit të Eurovisionit, i cili është i disponueshëm për shkarkim në smart-phone-at e tyre.

Pas performancës së saj të jashtëzakonshme, shpresat janë të larta që Besa Kokëdhima do të jetë një nga emrat që do të grumbullojnë votat e nevojshme për të vazhduar rrugëtimin drejt suksesit në edicionin e këtij viti të Eurovision.

Nga 16 shtetet pjesëmarrëse në mbrëmjen e sotme, 10 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.