ARKATANA

Haziri flet për ftesën e Kurtit për opozitën: Kjo Qeveri nuk e fton në takim për asgjë opozitën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë punë liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth kësaj ftese.

Haziri ka thënë se nuk është në dijeni nëse LDK do të merr pjesë ose jo, dhe se për të Kurti asnjëherë nuk e ka ftuar opozitën për një çështje të tillë.

‘’Nuk kam njohuri. Nuk është në metodën e tij, asnjëherë nuk ka ftuar në takim për asnjë çështje, përjashtuar dy takime për formatin e dialogut’’ deklaron ai.

Mobi Casa

Nënkryetari Haziri, shton se Qeveria nuk e fton për asgjë opozitën dhe se nuk është në dijeni nëse ka diçka tjetër ose jo, duke shtuar se edhe presidentja Vjosa Osmani ka bërë ftesa për raste të veçanta.

‘’Edhe presidentja po ashtu në raste të veçanta. Pra Qeveria dhe këta bartës nuk ftojnë opozitën për asgjë, nuk e di a ka diçka tillë apo jo. Tani për tani nuk mund të paragjykoj për temat që do të diskutohen’’ thotë Haziri.

Në letrën të cilën Kurti i’a ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Hera e fundit kur Kurti kishte ftuar në takim opozitën ishte në nëntor të vitit 2022, ku ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.