Mobi Casa

Portret: Mjeku, Enver Sylejmani, punëtor i palodhur dhe i dalluar

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jemi dëshmitar të dëshpërimeve dhe fjalëve shfrenuese të popullatës së Kosovës ndaj punës dhe shërbimeve të organizatave shërbyese e deri tek puna e këshilltarëve dhe e parlamentarëve. Disa këtë e bëjnë nga pakënaqësia e nga mllefi, disa këtë e bëjnë sa për tu shfrenuar e disa sosh mund të jenë edhe të pa baza por një grup njerëzish edhe ashtu janë mësuar vetëm të kritikojnë duke parë gjithçka zi në shtetin tonë. Në këtë kontekst disa sish, dëshpërimin e tyre e shprehin me kritikat e sharjet, drejtuar, jo rrallë here, ndaj shërbimeve mjekësore,ndaj motrave e sidomos ndaj mjekëve. Edhe duke u shprehur në mënyrë të përgjithësuar se ne nuk kemi mjekë profesionist,nuk kemi mjek human edhe pse ata e ushtrojnë profesionin human dhe mjerë ai që sëmuret e nuk ka mundësi të shkojë e shërohet jashtë vendit.

Mirëpo e gjitha kjo nuk qëndron,të gjitha këto akuza nuk janë tregues të asaj që është në të vërtetë në vendngjarje atje në Ambulancë, në spital. Këto thënie vijnë nga ata që shohin vetëm anën e errët të këtij profesioni human , e cila është shumë e pakët dhe shumë e rrallë. Nuk mund të përgjithësohen gjërat qofshin ato për të mirë apo për të keq. Nuk është krejt zi në mjekësinë tonë,përkundër asaj që nuk kanë kushte,teknikë profesionale të punës kemi mjekë e specialistë të mirë e human, kemi ekspertë ndoshta rrallë mund t`i hasish edhe në Evropë e ndoshta edhe më larg por…mungesa e mjeteve teknike profesionale për të arritur suksese në profesionet mjekësore humane, tek ne mungojnë ,dhe kjo dëshmon se atyre së pari nuk iu mundësohet aspak për të shkuar përpara dhe ata mbesin me një mbikëqyrje të thjeshtë të pacientit qoftë ajo në ordinancë në spital apo gjetiu.

Mirëpo, përkujdesi ndaj pacientit ,ndaj të sëmurit dhe shërbimi i motrave dhe mjekëve ndaj tyre nuk duhet të mungoj,për çka jam i bindur se në përgjithësi nuk mungon. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi edhe raste të papërgjegjësive të motrave medicinale dhe mjekëve ndaj pacientit, por janë raste të rralla që ndodhin dhe se edhe ata janë njerëz dhe mund edhe të gabojnë të themi edhe pa dashje. Por a thua edhe ne pacientët që herë pas here kemi nevojë për përkujdesje e shërim nga mjekët, jemi të sjellshëm dhe korrekt ndaj mjekut kur shkojmë për tu vizituar për nevojat tona. A kemi edhe ne kulturë të mirësjelljes përkundër sëmurjes, dhimbjes e presionit që e bartim me veti kur shkojmë për vizitë-kontrolluar tek mjeku. Gjithsesi se jo gjithherë edhe ne nuk jemi në nivel të mirësjelljes jo vetëm kur kemi ngarkesa psikike-kur kemi të sëmurë, por edhe në jetët tona në tërësi.

Jam i bindur se punëtorët shëndetësor të profesionit human, motra medicinale, mjekë e specialistë janë shumë të mirë në kryerjen e profesionit të tyre e ndër këta të mirët, të suksesshmit, sot do shkruaj për njërin prej tyre për Dr Enver Idris Sylejmanin, infektolog, punëtor në Klinikën e Infektologjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Për të shkruar për te nuk e zgjodha unë, por atë ma preferoi puna e tij e pa lodhshme, mirësjellja e tij , butësia, buzëqeshja e gjeturia dhe profesionalizmi i tij ndaj pacientit dhe i shprehur në punë. Këtë ma preferoi edhe shpallja e tij “ Punëtor i dalluar i vitit 2016 në Spitalin Regjional të Gjilanit”.
Doktor Enveri gjithë here pedant, fjalë ëmbël, i sjellshëm, i afërt për bisedë e korrekt dhe gjithsesi edhe shembull ndër kolegë ashtu si që e kërkon nevoja e sidomos profesioni human i mjekut. Doktor Enveri është i rregullt në punë, i përpikët dhe gjithë here i gatshëm të ndihmojë pacientët, t`i orientojë të sëmurët në vendin e caktuar dhe ti këshillojë për çdo gjë, për përdorimin e barërave dhe për kujdesin që duhet treguar ndaj të sëmuarëve.

Uji Dea

Po vërtetë kush është doktor Enveri: Enver Idriz Sylejmani u lind në vitin 1960 në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit. Katër klasët e para të fillores i kreu në vendlindje për ta përfunduar tetëvjeçaren në Bujanoc. Në Bujanoc kreu edhe shkollimin e mesëm, Gjimnazin “Sezai Suroi” të asaj kohe. Pas kryerjes së Gjimnazit n[ vitin 1980, Enveri regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sofjes në Bullgari për ta kryer atë me sukses në vitin 1987. Në vitin 1999 punësohet në shtëpinë e Shëndetit në Gjilan,ku punon deri në vitin 2003. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe ndihmës drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan.

Enveri në vitin 2003 shkonë në specializim në Klinikën e sëmurjeve infektive në QKUK në Prishtinë. Specializimin e përfundon në vitin 2009 dhe si specialist-infektolog, kthehet në Gjilan, por.. ngjau ajo që nuk do e kishte pritur askush. Si specialist, në ate kohë ekspert deficitar, ai mbeti i pa punë. Asesi të gjente punë andaj pas tre viteve –në vitin 2012 punësohet-si specialist i sëmurjeve ngjitëse-infektolog në Repartin e infektives në Spitalin Regjional në Gjilan,ku punon edhe sot e kësaj dite. Doktor Enveri me bashkëshorten dhe fëmijët (ka dy vajza dhe një djalë) jeton në Gjilan.

Doktor Enveri ishte edhe pjesëmarrës në Luftën e UÇPMB-së në vitin 2001. Atje në mesin e ushtarakëve të UÇPMB-së të stacionuar në Dobrosin dhe në Breznicë, ishte pothuajse çdo pasditeje për ti kontrolluar ushtarakët në këto dy Qendra ku ishin stacionuar ata. Për tërë këtë e dëshmon edhe fakti se nga këtu kishte urdhra për të shkuar e shërbyer ushtarakëve nga përgjegjësit për shëndetësinë e ushtarakëve në Dobrosin dhe Breznicë: Doktor Sali Ahmeti, Infektolog nga Prishtina pastaj me te ishin herë pas here edhe Doktor Ukshin Ismajli dhe doktor Hajriz Ibrahimi njeri në atë kohë drejtor i Spitalit Regjional ndërsa tjetri drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Gjilan. Tërë këtë aktivitet e dëshmon edhe Mirënjohja për kontributin e dhënë në UÇPMB, të cilën ia ndau UÇPMB-ja. Atdhedashurinë e kishte traditë familjare doktor Enveri. Ishte i edukuar në atë mënyrë nga babai i tij Idrizi,i cili kishte qenë bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë i Mulla Idris Gjilanit, i Lam Breznicës e patriotëve të tjerë të malësisë së Gollakut dhe të Malësisë së Bujanocit,duke marrë pjesë krah për krah me ta në luftërat që janë zhvilluar në mbrojtjen e trojeve shqiptare,të kufirit etnik të Kosovës lindore.

Profesionalizmi, mirësjellja, afria në komunikim dhe butësia e tij, ka bërë që Doktor Enveri, jo rrallë here të kërkohet nga pacientët për tu kontrolluar kur ata i drejtohen Spitalit të Gjilanit. Doktor Enveri është i afërt edhe me kolegët e punës ku Ai punën. Të gjithë kanë fjalë miradije për te. Është njeri që e donë profesionin e respekton atë dhe e ushtron si i ka hije. Doktor Enverin e vizituam edhe në ordinancën specialistike ku çdo të hëne kontrollon pacientët. Edhe pse kishte shumë punë (pacientë), Ai gjithë here ishte në krye të detyrës me mirësjellje, shpjegim e këshilla për sejicili pacient në përfundim të çdo kontrollimi mjekësor.
Doktor Enverin e pyeta:
-Si ia kalon me pacientët?
“Zakonisht kalojmë mirë e shpresoj se edhe ata ndahen të kënaqur me sjelljen, punën,kontrollin dhe mjekimin që ne ua bëjmë”.
– A ka probleme në punën dhe profesionin e tij prej mjeku në vendin e punës?
“Jo më tha. Probleeme unë nuk kam patur edhe nëse ato janë paraqitur ne i kemi zgjidhur aty për aty nga se ne mjekët jemi për të qetësuar e shëruar të[ sëmurët dhe jo vetëm ata por edhe kontaktet dhe bisedat me përcjellësit-të afërmit e tyre në të shumtën e rasteve e kanë bërë të veten”.
-Si sillen pacientët apo përcjellësit e tyre kur vijnë në kontrollë tek Ju?
“Ne jemi këtu për të ndihmuar popullin,për të ndihmuar dhe shëruar të sëmurët. Ne si mjek gjatë të kontrollit të të sëmurit, (jo rrallë here)i hasim njerëzit-përcjellësit e të sëmurit me ngarkesa psikike,me një bindje të keqe ndaj mjekëve por puna jonë e mirë e bënë të veten,por fundja të gjithë jemi njerëz dhe gabimet në jetë nganjëherë janë padashje dhe të paqëllimta. Por gjithsesi ne duhet t i kuptojmë dhe i kuptojmë të tillët dhe përkundër të gjithave ne vazhdojmë me mjekimin e të sëmurëve dhe e kryejmë punën tonë” theksoi në fund të bisedës sonë Doktor Enveri.

Ky është doktor Enveri,mjeku në paqë, mjek në luftë,mjek në Liri,gjithherë i qetë,i sinqertë dhe i përpiktë në kryerjen e profesionit të tij human. Ne në ndarje ,në fund të bisedës tonë, i uruam suksese dhe punë të mbarë meqë kur ne zhvilluam bisedën bëhej gati të vazhdonte punën (pas pauzës ditore ) në ordinancën infektive në Spitalin Regjional të Gjilanit./islam osmani./rajonipress/