Uji Dea

Pikturim i një ëndrre madhore (kushtuar Agim Ramadanit)

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nga Selvete Abdullahu

Kishte bubullimë e shi, Ndëgjohej vaj, këngë e elegji
Çdo rreze dielli ra mbi ty
Në flijim për këtë tokë për liri.
Mëngjesi agoi nën breshërinë e plumbave
Se liria ofrohej duke u larë me gjak dëshmorësh
Vendi rrënohej,
digjej e copëtohej
Me kufi ndahej mëmëdheu
Kufizuar në dy pjesë
Andej e këndej dy emra mbanin

Në zemër veç një dashuri ushqenin
Emërtonin me një emër:
Bashkim Kombëtar.
Me veshje ushtari e fytyrë të ngjyrosur
Hapëron burrërisht komandanti ynë
Për të bashkuar atëdheun në një zemër
Për ti dhënë veç një emër Shqipëri e madhe.
Dhe kështu u shkrua historia
Duke shkel gurin e kufirit këmbë e Agimit
Që atëherë përcjell hija e tij amanetin:
Këtu s`ka më kufi,kjo është gjithë Shqiptari.
(Ishte fjalë e tij)

Uji Dea

Ngjyrë e pikturës në fytyrë pasqyrohej
A kishte poezi që të mbeti në gjysmë Agim?
Betimi për atdhe realizon të lartin qëllim
Flijimi ishte art dhe arti ishte flijim
Komandant Agim.

Selvete Abdullahu