Fundamenti

“Soliteri” i Gjilanit do të shkëlqej shumë shpejt, do të rrezatoj si njëri nga objektet më domethënëse për këtë qytet

/ 4 minuta lexim
HW

Gjilan – Më shumë se 70 familje që jetojnë në këtë gjigant të Gjilanit i janë gëzuar fillimit të punimeve, për ta fasaduar dhe kthyer, në një gjendje tërheqëse këtë objekt, me të cilin edhe identifikohet e krenohej Gjilani dikur. Edon Shkodra mbikëqyrës i punimeve nga “AVAG GROUP” SHPK thotë se punimet po shkojnë mbarë e mirë, mendoj shumë shpejt qytetarët e Gjilanit, do ta shikojnë krejt ndryshe për nga pamja dhe zbukurimi bukuroshen e qytetit.

I njohur si Soliteri i Gjilanit për një kohë të shpejt pas luftës kishte pësuar, dëmtime të mëdha në hapësirat e jashtme. Dikur më vonë u krijuan edhe rreziqe për shkak të ramjes së fasadës nga katet e larta.

Banuesit e saj dhe kalimtarët e rastit e lutnin zotin, që kjo ndërtesë gjigante të merrej në duar të sigurta dhe të izolohej sikurse objektet moderne.

Tashmë kompania “AVAG GROUP” SHPK me të gjitha kapacitetet ka nisur fasadimin e ndërtesës derisa drejtuesit dhe mbikëqyrësit e saj thonë se shumë shpejt kjo bukuroshe e Gjilanit do të marrë një formë të bukur dhe shumë tërheqëse.

Edon Shkodra i cili është mbikëqyrës i punimeve tha për rajonipress se ndërtesa për shkak të lartësisë i ka edhe rreziqet e veta, por ne po mundohemi, që ta bëjmë më të mirën e mundshme dhe jam i sigurt se punimet, do të kryhen shpejt dhe në mënyrë profesionale.

“Kemi të angazhuar punëtor të mirë dhe profesionist, që e njohin këtë fushë specifike. Soliteri do të rregullohet e zbukurohet ashtu siç e meriton një ndërtesë identifikuese. Gjilani njihet për këtë objekt si një trashëgimi e bukur dhe ne duhet të kujdesim ta mirëmbajmë si duhet” tha Shkodra.

FIDANISHTJA

Shkodra dhe se ky investim po bëhet në bazë të kontratës publike kornizë e njohur si Kontrata “Mirëmbajtja teknike e Objekteve” kurse punëkryes është “AVAG GROUP SHPK”.

Shkodra i cili është një profesionist shumë i shkathët dhe njohës i mirë, i ka hequr të gjitha dilemat për mënyrën e izolimit të ndërtesës.

Ai duke përshkruar interpretimin nga menaxheri i ndërtimit, i specifikuar në veçanti nga izolimet në objektet e vjetra (izolim mbi izolim) saktëson:

Kur kemi izolim mbi izolim në fasadën e jashtme të një objekti, pra kur vendoset një shtresë e re izolimi mbi një ekzistuese, duhen ndjekur disa rregulla teknike dhe praktike që garantojnë siguri, jetëgjatësi dhe efikasitet termik, ku në vazhdim janë disa prej tyre:

  • Vlerësimi i izolimit ekzistues
    • Duhet kontrolluar gjendjen fizike të izolimit të vjetër (lagështia, dëmtimet, ndarja nga muri, myku etj.).
    • Nëse ka dëmtime serioze ose nuk ka ngjitje të mirë me strukturën, rekomandohet heqja e tij.
    • Nëse është në gjendje të mirë dhe i thatë, mund të përdoret si bazë për izolimin e ri.
  • Ngjitja dhe fiksimi mekanik
    • Përdoret ngjitës special për izolim mbi izolim, me aderencë të lartë (p.sh. poliuretanik ose ngjitës çimentoz i përforcuar).
    • Vendosja e tipllave është i domosdoshëm për të mbajtur të dy shtresat të lidhura mirë me murin.
    • Minimumi 6-8 tiplla/m², në varësi të lartësisë së objektit dhe erës.
  • Hidroizolimi dhe mbrojtja nga lagështia
    • Para izolimit të ri, sigurohu që shtresa ekzistuese është e thatë dhe nuk ka ujë të bllokuar brenda.
    • Përdoret shtresa përforcuese dhe rrjetë qelqi për të siguruar stabilitet dhe shmangie të çarjeve.
    • Fundi (finishi) duhet të jetë i papërshkueshëm nga uji, por gjithashtu i frymë marrshëm për të lejuar avullimin.
  • Veshja përdoren (dekorimi)
    • Mund të përdoren llaqe dekorative si:
    • Silikonike(të qëndrueshme dhe me frymëmarrje të mirë)
    • Akrilike(më ekonomike, por më pak rezistente ndaj lagështisë)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.