RCCOLA

Piktorja Miki

/ 11 minuta lexim

Për suksesin në këngë flasin më së miri krijimet artistike që këngëtarja Mihrihe Braha ka sjellë ndër vite. Por, këngëtarja e preferuar e shumë shqiptarëve di edhe të pikturojë. Në fakt piktura është një tjetër art ku ajo e gjen veten sa herë që lodhja dhe stresi i punës e mbërthen. E veç pasioneve në art, Miki ka një jetë përplot befasi të cilat i ka rrëfyer për Tribuna…

Pak kohë më parë ajo u nderua për kontribut në muzikë. Dhe bashkë me vlerësimin që i bënë kritikët e artit, përkatësisht Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, Mihrije Braha ka treguar se po ndjehet e vlerësuar për gjithë punën e saj ndër vite. Por, nuk është vetëm muzika pasioni i këngëtares. Miki, ka treguar pasione të ndryshme larg këngës, të cilat e shoqërojnë në secilën ditë të saj e të cilat thotë se e plotësojnë shpirtërisht në çdo moment…

Tribuna: Kush ju nderoi me çmimin për kontributin e dhënë në muzikë?
Miki: Një befasi e këndshme kur më morën në telefon prej stafit organizativ të Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, që kanë vendosur të më nderojnë me çmimin vjetor që ndahet për artistët dhe kontributin e tyre në botën e artit. Ka qenë një ditë shumë e bukur që prej momentit kur unë kam hyrë në sallën e bibliotekës kur u mbajt ora letrare. Në mesin e shumë çmimeve që u ndanë, ishte edhe vlerësimi për kontributin tim e që më bëri të ndjehem jashtë mase mirë.

Më nderuan…

Tribuna: Si e vlerësoni këtë çmim?
Miki: Momentet e tilla të bëjnë të ndjehesh këndshëm, sepse nganjëherë për shkak të impenjimeve dhe jetës dinamike, harrojmë edhe ne për punën që bëjmë. Më pas janë ato pyetjet se çfarë po bëj? A është gjithçka në rregull? A është kënga e qëlluar? Dhe nganjëherë sikur e humbim edhe ne qasjen me veprat tona. Një rast i tillë të bënë të ndjehesh mirë sepse sikur të vuloset një punë e bukur artistike e profesionale. Kjo ishte një ditë e bukur dhe u ndjeva e nderuar!

Tribuna: Dhe në çfarë saktësisht jeni fokusuar këto kohë?
Miki: Përveç angazhimeve në ‘Odeon” jam shumë e fokusuar edhe rreth krijimeve të reja artistike. Jam duke e realizuar një video. Shumë shpejt do të sjell në treg edhe një video-këngë tjetër për sezonin e verës. E gjithashtu po nis sezoni i verës, mbrëmjeve të shumta, dasma e shumë punë. Ka nis mbarë ky vit e shumë i suksesshëm, kështu që urojmë të vazhdojmë.

Tribuna: Pak më shumë detaje rreth këngës së re, mund të na rrëfeni?
Miki: Këngën e kam realizuar para Vitit të Ri, por që pasi e pash se po pëlqehet, vendosa t’ia xhiroj edhe videon. Kurse për sezonin e verës e kam një këngë me ritëm veror, por që ka edhe pak kohë për realizim.

Tribuna: Po për dalje, qejfe e takime me miqtë sa po keni kohë?
Miki: Përveç punës profesionale, pjesa më e bukur për mua është kur jam e lirë. Mëngjesi më i bukur është kur zgjohem pran Naimit dhe me përqafimet e Platorit kur niset për ligjërata. E më pas e marr ditën e programuar sipas dëshirës sime. Pi kafenë e mëngjesit dhe karshi kohës vizitoj familjen time në Mitrovicë, e nëse jo me kohë të gjatë vizitoj familjen e Naimit që e kam më afër. Sigurisht kohë me shoqet e mija. Ndërsa mbrëmjeve pasi që preferoj më shumë të qëndroj në shtëpi e përfundoj me ndonjë film apo spektakël televiziv, me ndonjë çaj të ngrohtë.

UBT

Adrenalinë përmes filmave aksion…

Tribuna: Kur jemi tek filmat, cilin zhanër e pëlqeni më shumë?
Miki: Aksion dhe përplot adrenalinë ha-ha-ha! Nëse jam shumë aktive gjatë ditës dhe me disponim, jam në gjendje me pa filma të zhanrit aksion. Kurse atëherë kur përgjatë ditës dua të qëndroj në shtëpi e të mos dal, shikoj dramë të bazuar në ngjarje të vërteta, por që përveç që kënaqem duke i parë, i marr shumë për zemër dhe më reflektojnë dhe ngarkohem shumë shpirtërisht me ta. Ndoshta mbes pa e bo drekën, por kur fokusohem në ta nuk largohem
Ha-ha-ha. Por prapë ushqehem me ajvar apo diçka tjetër ha-ha-ha, po filmin nuk e lë në gjysmë! E ndonjëherë edhe pikturoj. Kohës së fundit po jam në tripa të luleve dhe kur po kam kohë po shkoj tek vila në fshat dhe po mbjell lule me mjete të punës.

Tribuna: Kur jemi te pikturat çka ju inspiron më shumë?
Miki: Më tepër abstrakt preferoj të pikturoj. E hedh në pikturë atë fantazinë time, atë që e ndjej. Portretet i kam shumë në qejf. Shumë shpesh bëjë autoportrete të miat sa që nganjëherë më ngucin edhe shoqet se si po e pikturoj vetën ha-ha-ha. E kam edhe natyrën në qejf, pejsazhet. Edhe piktura do goxha kohë, dhe unë e filloj por kur e mbaroj varet prej disponimit. Kujtoj kur tre vjet më parë, ishin temperaturat ekstrem të larta dhe unë u futa në makinë lëshova klimën dhe ndoshta aj ndryshimi i temperaturës por edhe uji me akull që pina, ma humbën zërin. Filloj të më kaploj njëfarë stresi se unë nuk e dija se çfarë po ndodhte me mu. Shkova tek doktori dhe s’mund t’i tregoja as çfarë kam. Ma ndaloj me fol një javë doktori. Dhe duke qenë se nuk flisja kursesi, e kam bërë një pikturë, e që ajo ka qenë shpëtimi im gjatë gjithë javës. Ka qenë çelësi i vetëm që më ka qetësuar.

Tribuna: Po sa i kushtoni rëndësi kujdesit në trup, fitnesit, ushqimit?
Miki: Besoj se jam një femër me fat duke u nisur nga fakti që ëmbëlsirat nuk i adhuroj. Edhe brumërat nuk i kam në qejf, kështu që nuk më merr malli kurrë për to. Më pas është pjesa gjenetike që i kam ngjarë nënës. Gjithashtu jam tip që e dua vetëm anën pozitive dhe vetëm atë e shoh. Gjithashtu është pjesa tjetër që unë me Naimin e bëjë jetën shumë mirë, pa tensione. Jam unë ajo që e bëjë atmosferën. Kam shumë dëshirë t’i respektoj njerëzit. Kam raporte shumë të mira me familjen e Naimit. Dhe nuk është punë obligimi, por punë dashurie dhe respekti të dyanshëm. Edhe kjo është një përmbushje sepse Naimi nga lumturia e veprimeve të mia, ma kthen në mënyrën e njëjtë. Këto mund të jenë pika të vogla por që të bëjnë të ndjehesh mirë. Nuk ka tensione, nuk ka probleme! Sa i përket fitnessit jam pak aktive këtu. Harxhoj shumë energji në lëvizje dhe rrallë e praktikoj fitnessin. Në momentin që më mbushet mendja që i kam kaluar kilogramët e duhur, shkoj në dhomën me pajisje që e kam në shtëpi dhe i ndërmarr masat. Por, jam e kujdesshme dhe nuk shkojnë as 10 ditë pa u matë në peshore ha-ha-ha.

Kam shumë kujdes për vetën dhe jam shumë e lumtur kur bëjë vepra të mira. Besoj që janë këto gjëra që më bëjnë të dukem kështu siç po dukem. Nëse dikush mendon që unë kam bërë intervenime dhe nuk po tregoj, besojeni që janë të gabuar. Nuk kam bërë ende. Por në momentin që më mbushet mendja se s’po dukem mirë, dhe nuk do të ndihem mirë prej plakjes si ligj i natyrës që është, atëherë mund të vendosi dhe nuk jam kundër ndërhyrjeve. Mund të them se nuk e pranoj tek vajzat e reja ndërhyrjen e hershme, sepse gjithmonë ekziston rreziku për më vonë se si do të përballohet rreziku. Unë e kam operuar dorën e majtë para disa viteve për shkak se e kam pas një problem me një gjëndër yndyrore dhe çfarëdo intervenimi që bëhet, është momenti i fundit që duhet të vendoset. Nuk është lehtë të vendoset sepse është ndërhyrje, prandaj unë ende nuk e kam parë të arsyeshme të bëjë ndonjë ndërhyrje. E vajzat e reja me befasojnë. Nuk e di nëse ato nuk janë shumë të informuara që vendosin aq lehtë për një ndërhyrje, ose unë jam e gabuar, s’e di!

Tribuna: E keni frikë plakjen?
Miki: Normalisht që nuk është diçka e lehtë. Ka momente të caktuara kur njeriu lodhet pa gjumë, dhe përveç organizmit edhe në fytyrë vërehet lodhja. Dhe kur shikohesh në pasqyrë, e sheh vetën të lodhur dhe të zbehur, nis edhe mendon diçka në këtë drejtim. Është shumë normale, por sido që të jetë nuk e marr trishtim. Njeriu duhet të përgatitet për ligjin e natyrës edhe sikur puna e vdekjes. Sado që nuk na pëlqen ajo do të ndodh. Ashtu është edhe me plakjen. Por, kur kjo periudhë kohore vjen, unë mendoj që njeriu duhet të nis e ta përgatis vetën psikikisht. Një ditë do të vij. Kur unë kam filluar të mendoj këso gjanash ka qenë kur humba babanë dy vjet më parë. Në rini njeriut nuk i shkon mëndja se një ditë do të vdes. Por me kalimin e viteve mendon ndryshe. E megjithatë duhet të përgatitemi psikikisht. Pse jo ta vizitojmë edhe psikologun. Janë gjëra të mira që të ndihmojnë. Unë nuk kam hyrë në atë fazë ende, e kjo s’do të thotë se nuk do të futem. Në momentin që e shoh se po më mund, po më tejkalon apo mua po më vret ky ndryshim si ligj i natyrës, atëherë do ta kërkoj mënyrën për ta tejkaluar. E këtë do ta bëjë ose tek psikologu me kalu natyrshëm ose me ndërhyrje ha-ha-ha! Ndoshta kjo është e mira ime që gjithmonë e kërkoj zgjidhjen pozitive opsionale. Në bazë të kushteve që jetoj. Dhe besomëni nëse e kërkon njeriu një zgjidhje opsionale, edhe e gjen!

Gaboheni ju që mendoni se kam bërë ndërhyrje kirurgjike

“Nëse dikush mendon që unë kam bërë intervenime dhe nuk po tregoj, besojeni që janë të gabuar. Nuk kam bërë ende. Por në momentin që më mbushet mendja se s’po dukem mirë, dhe nuk do të ndihem mirë prej plakjes si ligj i natyrës që është, atëherë mund të vendosi dhe nuk jam kundër ndërhyrjeve. Mund të them se nuk e pranoj tek vajzat e reja ndërhyrjen e hershme, sepse gjithmonë ekziston rreziku për më vonë se si do të përballohet rreziku. Unë e kam operuar dorën e majtë para disa viteve për shkak se e kam pas një problem me një gjëndër yndyrore dhe çfarëdo intervenimi që bëhet, është momenti i fundit që duhet të vendoset. Nuk është lehtë të vendoset sepse është ndërhyrje, prandaj unë ende nuk e kam parë të arsyeshme të bëjë ndonjë ndërhyrje. E vajzat e reja me befasojnë. Nuk e di nëse ato nuk janë shumë të informuara që vendosin aq lehtë për një ndërhyrje, ose unë jam e gabuar, s’e di!”.