Pesë aktakuza të ngritura për vjedhje pylli, rrezikimi i trafikut dhe falsifikimi i dokumenteve

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person si dhe janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për shkak të veprave penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”./rajonipress/