12 aktakuza të ngritura për dhunë, armëmbajtje pa leje, sulm dhe vjedhje të shërbimeve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analog”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ”Sulmi” dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/