FIDANISHTJA

Zemaj: VV s’e njeh Kushtetutën e Kosovës, e njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është prononcuar për media para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ai ka thënë se është fatkeqësi me atë që po ndodh në Kuvend.

FIDANISHTJA

Po ashtu ai ka deklaruar edhe se Lëvizja Vetëvendosje ‘’nuk e njeh Kushtetutën’’, por vetëm pushtetin

“Kjo është fatkeqësi me këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës. VV-ja nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vetëm egon, dhe ta quaj dashurinë e madhe për pushtetin.”, ka thënë ai. /GazetaExpress