Përlepnica bashkëpunon me përfaqësuesit e policisë për të parandaluar veprat penale

Gjilan – Të martën është mbajtur një takim në kuadër të Strategjisë së Policimit në Bashkësi, njësia për komunitet nga Stacioni policor i Gjilanit së bashku me sektorin përgjegjës, me Këshillin e Fshatit Përlepnicë është realizuar një takim me qellim të diskutimit në përgjithësi të çështjes së Sigurisë.
Ky takim është mirëpritur nga ky këshill dhe kanë premtuar se do të kenë bashkëpunim të mirë me organet e rendit, kështu që do të do ta përkrahin punën dhe aktivitetet policore në dobi të qytetarëve dhe komunitetit të këtij lokaliteti.
Këshilli i fshatit gjendjen në përgjithësi e kanë paraqitur të mirë dhe mirëpresin prezencën dhe patrullimet policore në ketë fshat me çka dhe do të ndihmohet në parandalimin e mundshëm të veprave penale./rajonipress/