Shëngjini i papërgatitur për turistët e hershëm dhe entuziast

Gjilan – Shumë kosovarë dhe një pjesë e diasporës këtë vikend kanë qëndruar dhe frekuentuar plazhet e Shëngjinit, por për çudi kanë hasur shumë mbeturina e papastërti. Nga pamjet e para shihet se Shëngjini ende është larg standardeve që kërkojnë pushuesit e rregullt.
Shumë qytetar nga Kosova këtë vikend e kanë shfrytëzuar Shëngjinin, si destinacionin më të afërtë për të kaluar pak qaste relaksi, por atmosfera në dukje të parë duket shumë pesimiste.
Pos çmimeve marramendëse, që për një natë kushton hiq më pak se 100 euro për qifte, papastërtia është armiku numër një i plehrave të Shëngjinit.
Dhe për çudi mbeturinat e shumta i shkaktojnë kompanitë e ndërtimit dhe pikërisht hotelet dhe restorantet që tregohen të papërgjegjshme.
Mentori një djalë nga Peja tha se ishte paksa i zhgënjyer me atmosferën e mangët, të dorës së shtetit për të vendosur rend e rregull.
“Pash shumë mbeturina kudo dhe kishte ende renovime dhe zhurma të pakontrolluara. Kosovarët nuk e meritojnë këtë përbuzje sepse edhe ne të hollat i fitojmë me djersë” tha ky pushues.
Muhameti një tjetër pushues nga Gjilani tha se Shëngjini mbetet destinacioni, më i preferuar për kosovarët për shkak të afërsisë.
”Kjo nuk do të thotë se ne duhet të kënaqemi me erën e kundërmimit dhe çmimet e fryera nga vendësit. Po jetojmë në një botë moderne dhe duhet që Shëngjini, të marrë mësim nga vendet tjera të Evropës” tha ky pushues.
Por kishte edhe të tillë që thanë se çmimet janë normale.
Elsadati që tha se punon në Suedi mendon çmimi për të është shumë normal.
“Nuk janë çmimet e larta, thjeshtë janë standarde edhe pse vërejta që kishte mbeturina rrugëve dhe trotuareve’ tha ai./rajonipress/