FITORJA

Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku ka bërë të ditur se dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet zyrtarisht nga MAPL, me anë të një letre zyrtare si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit.

“Një muaj e gjysmë nga koha kur buxheti është dashur të jetë në Kuvend për votim, dhe ende nuk ka asgjë konkrete nga i pari i ekzekutivit. Përveç vonesës, ne kemi edhe vërejtjet tona në planifikimin e buxhetit. Po mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Përveç angazhimit të fundit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, i cili ka takuar LDK-në, si grupi politik më i madh në Kuvend, nuk ka pasur interesim tjetër nga ekzekutivi komunal. Tani, buxheti i Komunës, i ka plotësuar kushtet të jetë në masa të veçanta administrative nga Ministria e Financave”, ka thënë Haziri.

“Institucioni i Komunës në Gjilan po trajtohet si çerdhe, jo vetëm e fëmijëve, por edhe si një çerdhe politike e partiake. Edhe letrat e njoftimet që lëshohen nga institucioni i Komunës, kane ngjyrën partiake e politike, gjë që është e papranueshme”-, shtoi Haziri.

Hidromorava

“Ka dalë rregulli i ri n’qytet t’vjetër, që punët që nuk janë përfundu qe tri vite, të nisen me 1 tetor, në sezonën vjeshtore, kur kushtet janë minimale për punë. Ta kenë të qartë, po i paralajmërojmë prapë, se moszbatimi i detyrës projektuese e obligimeve kontraktuale në këto projekte, është vepër penale dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare. Po i kthehet bumerang faji që tentoi t’ia përplasë Kuvendit Komunal, dhe për këtë duhet të tregohet transparent. Ai ka pranuar një letër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, si përgjigje ndaj kërkesës zyrtare që ia ka drejtuar kësaj ministrie, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal në rast të dështimit të votimit të buxhetit. Ajo letër do të publikohet nga ne, ngaqë është zyrtare, dhe ne i kërkojmë që të kapet afati. Afati i fundit për miratimin e buxhetit nga Komuna është 1 mars 2025” përfundoi Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.