Kamenica do të nderojë me çmime të nderit, e mirënjohje, ata që kanë kontribuar për vendin në përgjithësi

Kamenicë – Këto takime kanë qenë të karakterit konsultativ, me qëllim diskutimin e organizimit të detajuar mbi ndarjen e çmimeve të nderit dhe mirënjohjeve, gjë për të cilën, Komuna e Kamenicës në Kuvendin Komunal ka miratuar një rregullore të veçantë në vitin 2023.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe Kryetarin e OVL-UÇK-së në Kamenicë Milaim Limoni, përgjatë kësaj jave kanë realizuar takime të ndara me familjarët e dëshmorëve të Komunës së Kamenicës, përfaqësuesit e shtëpi-shtabeve të UÇK-së në Kamenicë si dhe veteranët e TMK-së dhe FSK-së, duke mos munguar as familjarët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në detyrë.
Këto takime kanë qenë të karakterit konsultativ, me qëllim diskutimin e organizimit të detajuar mbi ndarjen e çmimeve të nderit dhe mirënjohjeve, gjë për të cilën, Komuna e Kamenicës në Kuvendin Komunal ka miratuar një rregullore të veçantë në vitin 2023.
Në këto takime, është vlerësuar lartë kontributi si dhe mirënjohja që Rahimaj dhe Komuna e Kamenicës, kanë pasur dhe kanë për këto kategori jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën tonë dhe vendin në përgjithësi.
Normalisht, sa i përket emrave që do të nderohen me këto çmime, do të vendos Kuvendi Komunal në seancën më të afërt të tij./rajonipress/