FIDANISHTJA

Përkujtohet 26 vjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së – Betejës së Zhegocit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në 26 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë sot homazhe te lapidari i dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Ky manifestim u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, së bashku me shoqatat e dala nga lufta dhe këshillin organizativ.

Të pranishëm ishin edhe familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, luftëtarë të lirisë dhe qytetarë.

Po ashtu ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat i është kushtuar Epopesë së UÇK-së- Beteja e Zhegocit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Zhegocit, bënë homazhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilët e pafajshëm, që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut.

“Në pranverën e vitit 1999, Zhegoci u bë arenë e qëndresës së pathyeshme ndaj një armiku brutal, derisa sot e gjithmonë ne do të kujtojmë me krenari atë betejë që vulosi edhe më fuqishëm rrugën drejt çlirimit. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha Hyseni.

FIDANISHTJA

Për Epopesë së lavdishme të UÇK-së – Betejës së Zhegocit folën, Remzi Hajrullahu, përfaqësues i Këshillit Organizativ, Shemsi Syla, përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njëherit edhe ish-zëvendëskomandant i Zonës Operative të Karadakut, kryetari i Shoqatës së Familjeve të

Dëshmorëve nga niveli qendror, Xhavit Jashari, ish-komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

Në këtë manifestim përkujtimor kushtuar Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Betejës së Zhegocit, u tha se është një ndër faqet më të ndritura të qëndresës sonë kombëtare.

Ky manifestim u bë me nderimin dhe respektin më të madh për sakrificën e të rënëve dhe të gjithë atyre që i qëndruan besnik idealit të lirisë.

Sot, në këtë ditë kujtese e krenarie, u nderua një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, ajo e Zhegocit, ku u vulos trimëria, vendosmëria dhe përkushtimi për çlirim.

Më pas kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ndau mirënjohje për shoqatat e dala nga lufta, me motivacionin: “Për ruajtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.